Vijon operacioni për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në rrethet Lezhë dhe Kurbin.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Malbardhë, Kurbin, gjetën të kultivuara në tokë, në disa parcela, 188 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Në kërkim u shpall shtetasit B. A. 67 vjeç, banues në Kurbin si autor i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara në disa fshatra, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies në total 687 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.
Konkretisht, 66 bimë në fshatin Krajen të njësisë administrative Blinisht, 500 bimë në fshatin Ungrej të njësisë administrative Ungrej dhe 121 bimë në fshatin Kolsh të njësisë administrative Manati. Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Kjo është faza e 22 e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.