Zbulohen dhe sekuestrohen 6 dokumente të tjera të klasifikuara në shtëpinë e Joe Biden

Hetuesit e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, kanë gjetur gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara gjatë një kontrolli 13 orësh në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware, shkruan BBC.

Disa dokumente të sekuestruara në pronën e Ëilmington të premten ishin nga koha e tij si senator dhe të tjera nga qëndrimi i tij si zëvendëspresident nën Barack Obama.

Avokati i Biden, Bob Bauer tha se shënimet e shkruara personalisht me dorë dhe materialet përreth u morën gjithashtu. Zoti Biden dhe gruaja e tij nuk ishin të pranishëm gjatë kontrollit dhe sekuestrimit të dokumenteve.

“Presidenti ofroi qasje në shtëpinë e tij për të lejuar hetuesit të kryejë një kontroll në të gjithë ambientet për të dhënat e mundshme të zëvendëspresidentëve dhe materialet e mundshme të klasifikuara", tha Bauer në një deklaratë të shtunën.

Në fillim të këtij muaji, avokatët e zotit Biden thanë se grupi i parë i dokumenteve të klasifikuara ishte gjetur më 2 nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut kërkimor që presidenti themeloi në Uashington.

Një grup i dytë regjistrimesh u gjet më 20 dhjetor në garazhin në shtëpinë e tij në Ëilmington, ndërsa një dokument tjetër u gjet në garazhin e shtëpisë së tij më 12 janar.

Pas gjetjes së dokumenteve, presidenti tha se ekipi i tij ia dorëzoi menjëherë Arkivit Kombëtar dhe Departamentit të Drejtësisë. Nuk është e qartë pse zoti Biden i kishte mbajtur ato. Sipas Aktit të Regjistrimeve Presidenciale, të dhënat e Shtëpisë së Bardhë supozohet të shkojnë në Arkivin Kombëtar sapo të përfundojë mandate i një administrate, ku ato mund të ruhen në mënyrë të sigurt.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët