Më shumë dokumente të klasifikuara nga administrata Obama u gjetën në rezidencën e Presidentit Joe Biden në Delaëare këtë javë, përveç dy rasteve të tjera që ishin zbuluar më pare, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo e çon numrin total të grupeve të të dhënave të gjetura në tre: një numër i vogël në një zyrë në Uashington të përdorur nga Biden, një grup tjetër në garazhin e rezidencës së tij dhe gjashtë faqe në një dhomë ngjitur me garazhin, të zbuluara ditën e sotme.

Zbulimet kanë nisur gjatë javës së kaluar, duke filluar nga e hëna, e ndjekur nga e enjtja  dhe më pas ditën e sotme duke nxitur kritikët e Biden. Avokati i Shtëpisë së Bardhë, Richard Sauber, zbuloi dokumentet më të reja të enjten në një kuti të zbuluar fillimisht nga avokatët personalë të presidentit.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland njoftoi të enjten emërimin e Robert Hur për të shërbyer si këshilltar special për të shqyrtuar materialet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Biden dhe në një zyrë që ai përdorte në Uashington. Administrata tani do t'i referojë pyetje specifike zyrës së këshilltarit të posaçëm lidhur me dokumentet e zbuluara.