Anëtarja e Gjykatës se Lartë, Arjana Fullani dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, njëkohësisht, njëkohësisht ish- inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Ndërtesa, e cila ishte e paligjshme, u prish nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, ndërsa përfituesit e kësaj sipërfaqe toke, afërsisht 200 metra katror, e kanë legalizuar atë sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetëdeklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte.
Sipas origjinës së pronës së përfituar, në vendin ku më parë ka qenë restorant “Berlini”, është legalizuar një sipërfaqe ndërtimi 200 metra katror, për shkak të supozimit se ka ekzistuar një ndërtesë 190 metra katrorë.
Pas kësaj, në Hipotekë shfaqet si pronare jo personi që ka vetëdeklaruar legalizimin, por Arjana Fullani, Ivi Kaso dhe një qytetare tjetër, jo person publik. Të tre poseduesit e rinj të pronës kanë bërë bashkimin e pasurisë dhe rezultojnë pronarë të saj.
Vetëdeklarimi për legalizim në mënyrë të paligjshme, është bërë nën garancitë e një personi që mbulonte zyrën antikorrupsion të Berishës, dhe një gjykatëseje të Gjykatës së Lartë. Edhe hipotekimi është bërë në kohë rekord./ Top Channel
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
82%
-
Jo
10.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Luksi i betejës mes ekipit të të rinjve të panjohur, kundër veteranëve fatkeqësisht të njohur
8 Shtator, 20:41
-
Rama: Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues
8 Shtator, 20:22
-
Volejboll femra/ Skënderbeu e nis me trofe sezonin, mposht në finale Tiranën
8 Shtator, 19:48
-
Ironia e Spahiut: A do vendosë Berisha emrin e tij dhe besnikët në fund listës, njësoj si Rama me ministrat e tij?
8 Shtator, 17:39
-
Eduard Zaloshnja: PD-ja do të marrë aq mandate sa më 1997?
8 Shtator, 17:39
-
Berisha në arrest shtëpie lavde 12 drejtuesve të PD: S’jeni si ata të SPAK-ut! Qeveri teknike e protesta që të shpëtojmë qytetarët
8 Shtator, 16:11
-
Liga e Kombeve/ Sfida kundër Gjeorgjisë në 'Air Albania', shiten të gjitha biletat
8 Shtator, 15:14
-
12 drejtuesit politik të PS, Andoni në Report Tv: Me kandidimin në lista të hapura, Rama i dha një mësim opozitës
8 Shtator, 14:12
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator, 13:16
-
Zgjedhjet do jenë një banjë balte për PD-në?!
7 Shtator, 20:20
-
Mero Baze: Nuk janë primare, janë 'Primari'
7 Shtator, 20:16
-
Gazment Bardhi kundër Berishës: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë
7 Shtator, 19:24
Aman sa mashtrusa jeni. Ku jane dokumentat? Ajo eshte tjesht nje harte. Ca tregon? Filluat ju plerat e Rames!! Po godisni Ivi Kason se nxorri vjedhjen e 224.000 m/ katror nga Rama ne Vuno! Filluat ju sigurimsat e Rilindjes?? Nxirrini pra ku i keni faktet??
PërgjigjuPo pse habiteni qe e kane legalizuar dy vjet pas prishjes?! Kjo eshte baza e filozofise se /tokes se xanum/.Nuk ka rendesi nese /Berlini/ ben akoma hije,rendesi ka mbi ku ben hije.
PërgjigjuNuk cuditemi aspak or teeeejjjjj