-
Zbulohen dokumentet/ Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant 'Berlinin' në Bllok, dy vite pasi ishte prishur
Anëtarja e Gjykatës se Lartë, Arjana Fullani dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, njëkohësisht, njëkohësisht ish- inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
2 Gusht, 15:18 -
Kronikë
‘Furtuna’ në drejtësi/ Shkon në 66 numri i dorëheqjeve nga frika e Vetingut, emrat e VIP-ave që ia mbathën nga ‘kokat’ e Apelit, grupi i Gjykatës së Lartë tek Llalla dhe vëllai i Bashës
Tejkalohet paralajmërimi i Rainer Deville në 2016, 66 gjyqtarë dhe prokurorë dhanë dorëheqjen nga funksioni për t’i ikur Vetingut nga 400 subjekte që kanë kaluar deri më sot në filtrin e Verifikimit, edhe 44 magjistratët mbeten për t’u verifikuar
9 Gusht 2021, 17:29 -
Ekskluzive/Gjin Gjoni, Arjana Fullani dhe Petrit Fusha me shokë nuk i ndahen drejtësisë, bëhen avokatë pasi ia mbathën nga sistemi nga frika e Vetingut (EMRAT)
Ish-gjyqtarët dhe ish-kryeprokurorët VIP që dhanë dorëheqjen nga drejtësia nga frika e Vetingut dhe që sot janë bërë avokatë falë manovrës së dorëheqjes, SHBA-BE bëri përpjekje të t’i ndaluar në vitin 2018.
22 Shkurt 2021, 15:32 -
Shokët e Enkelejda Hoxhës që u hapën dyert e burgut kriminelëve nga Aliaj, Fatmira Hajdari, Gjin Gjoni tek ‘ustallarët’ e Gjykatës së Lartë, të rrezikshmit që u liruan
Si u kthye në biznes lirimi të dënuarve me burgim të përjetshëm nga qelitë gjatë 10 viteve të fundit, asnjë nga gjyqtarët e përfshirë nuk e kaloi dot Vetingun, ndëshkimi i tyre nisi vetëm pas miratimit të reformës në drejtësi.
13 Shkurt 2021, 16:14 -
Lista/ 55 njerëzit që braktisën drejtësinë se ishin ‘pa qejf’, për t’u bërë avokat dhe punuar në privat, arsyet e çuditshme dhe frika e përbashkët nga Vetingu
Tre vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut 55 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë kanë dhënë dorëheqjen, siparin e hapi vëllai i Lulzim Bashës i pasuar nga anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese
1 Janar 2021, 16:03 -
Pas Fullanit edhe 7 gjyqtarë VIP përjashtohen nga drejtësia për 15 vite, ikën nga frika e Vetingut, por kërkuan të linin një shteg për t’u rikthyer
Vendimi i Kolegjit të Apelit për përjashtimin e Arjana Fullanit nga drejtësia standard për zgjidhjen e dosjes të tjera në shkallën e dytë të Vetingut me të njëjtin objekt, ‘digjen’ edhe dy ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë Evelina Qirjako dhe Aleksandër Muska.
12 Nëntor 2020, 15:41 -
Dosjet e bujshme të Arjana Fullanit nga shpëtimi i Ilir Metës nga burgu tek terroristi Abdulselam Turgut, karriera 30-vjeçare dhe fundi i palavdishëm
Kolegji i Posaçëm i Apelit 'vulos' fundin e karrierës së Arjana Fullanit në drejtësi, dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë për të shmangur Vetingun dhe refuzoi të punonte në Apel. Karriera nga 1987 si prokurore tek mbarimi i statusit të magjistratit në 2019
11 Nëntor 2020, 11:02 -
KPK e përjashtoi për 15 vite nga 'Drejtësia', Arjana Fullani: Mos më hiqni statusin e magjistratit
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshorte e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka ankimuar përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
4 Nëntor 2020, 11:04 -
Vetingu hap dosjen e Arjana Fullanit dhe i jep goditjen e parë, kundërshton përjashtimin me 15 vite nga drejtësia pasi u dorëhoq
Kolegji i Posaçëm i Apelit nis shqyrtimin e kërkesës së Arjana Fullanit, ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë kërkon të rrëzojë përjashtimin me 15 vite nga drejtësia pasi dha dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut. Fullani mund të qëndronte në Gjykatën e Lartë ose të shërbente në Apel, por nuk pranoi.
16 Tetor 2020, 19:26 -
Nga ish-ministrat e Berishës tek çifti Fullani e Kuliçaj, 60 grupet e ish-zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia për legalizimin pasurive dhe parave të pista
Kategoritë e plotat që përfitojnë amnistia e qeverisë për të legalizuar pasuritë e paligjshme, përfshihen edhe të gjithë ish-drejtorët e PD-LSI si dhe ish-sekretarët e përgjithshëm të ministrive që kanë bërë letrat për tenderat dhe grabitjen e pasurive publike, amnisti edhe nga ndjekja penale
10 Qershor 2020, 14:48 -
Ekskluzive/ Nga Arjana Fullani tek Llalla, të gjithë njerëzit e drejtësisë që morën pjesë në mbylljen e dosjes së CEZ
Manovrat e drejtësisë për mbylljen e aferës 400 milionë euro të qeverisë Berisha, gjyqtarit Lazër Sallaku ia kalon peshën përgjegjësisë 5 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë që vulosën shfajësimin e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve të PD
8 Shkurt 2020, 13:34 -
Arjana Fullani nuk i ndahet drejtësisë, bëhet avokate me ‘lëvizjen taktike’ të dorëheqjes para se të përballej me Vetingun
Beteja e ish-anëtares së Gjykatës së Lartë për të braktisur drejtësinë për profesionin e avokates: ‘Nuk dëshiroj të emërohet si gjyqtare në nivel Apeli as tani dhe as në të ardhmen’
3 Janar 2020, 17:09 -
Vendimet skandaloze të Gjin Gjonit dhe gruas së Fullanit, si liruan kryetrafikantin turk që sot kërkohet si terrorist
Pas arrestimit të kryetrafikantit turk, prokuroria kishte paraqitur kërkesën në gjykatë për miratimin e arrestit me burg ndaj Abdulselam Turguti. Gjykata e Apelit, e kryesuar nga Gjin Gjoni vendosi që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”. Prokuroria kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit, por kjo e fundit në vitin 2012, gjykoi se masa "arrest shtëpie" për turkun dhënë në 2011 nga Gjykata e Apelit kishte qenë i ligjshëm.
23 Tetor 2019, 12:59 -
Dorëheqja taktike/ Ja si Arjana Fullani kërkon rikthimin në drejtësi pa Veting
Ligjvënësit ‘harruan’ të vendosnin si kusht kontrollin e pasurisë për ish-gjyqtarët që duan të rikthehen, pse ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë kërkon heqjen e afatit 15-vjeçar për të qëndruar larg drejtësisë pasi dha dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut, manovra për t’u rikthyer në sistem
25 Shtator 2019, 07:22 -
Del jashtë cdo parashikimi përplasja mes Erik Fullanit dhe Eduard Ndocajt...Kërcënime e ofendime: Qurrashi që i duhen prerë veshët! (FOTOT)
Vetë Erik Fullani nuk i ka kapërdirë dot këto komente. Ish-deputeti Ndocaj thotë se ka marrë një telefonatë në numrin e tij nga Erik Fullani, ku thotë se ai e ka kërcënuar.
30 Gusht 2019, 12:14 -
Gjyqtarët e Lartë/ Arjana Fullani braktis drejtësinë për të shmangur vetingun
Vijojnë ‘dezertimet’ në nivelet më të larta të drejtësisë shqiptare, duke evituar kalimin në skanerin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është gjyqtarja e pestë e lartë, që largohet nga sistemi i drejtësisë, duke mos pranuar të shërbejë në Gjykatën e Apelit.
27 Korrik 2019, 07:49