Gjatë ditës së sotme policia ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 37 parcelave me 2474 rrënjë kanabis sativa në rrethet të ndryshme si Shkodër, Vlorë, Krujë e Malësi e Madhe.
Aksionet antikanabis janë vijojnë në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Shkodër, asgjësohen 14 parcela me 999 bimë narkotike kanabis sativa
Policia e Shkodrës gjatë kontrolleve të ushtruara në territore të thella të Shkodrës e Malësisë së Madhe, ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 14 parcelave me 999 bimë narkotike kanabis sativa.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshati Palajn të komunës Shllak janë gjetur dhe asgjësuar 6 mini parcela me 380 rrënjë kanabis sativa. Po ashtu në fshatin Vjerdhë të Vaut të Dejës u gjetën dhe asgjësuan 6 mini parcela me 499 rrënjë marijuanë.
Edhe në fshatin Shkrelë të Malësisë së Madhe u gjetën dhe u asgjësuan 2 parcela me 120 rrënjë kanabis sativa. Ndërkohë policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Vlorë, asgjësohen 13parcela me 702 rrënjë marijuanë
Policia e Vlorës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 702 rrënjëve kanabis sativa në komunën Vllahinë të Vlorës.
Kështu nga kontrollet e ushtruara në territorin e e fshatit Penkovë të komunës Vllahinë, në vendin e quajtur “Përroi i Penkovës”, u zbuluan dhe u asgjësuan 4 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa. Në këto parcela u gjendën 302 bimë narkotike me lartësi nga 1 m - 1.5 m.
Gjithashtu po në komunën Vllahinë, në fshatin Gorrisht në vendin e quajtur “Përroi i Mërtiraj”, u zbuluan dhe u asgjësuan 9 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa, të cilat kishin 400 bimë narkotike me lartësi nga 80 cm - 1.80 c m.
Ndërkohë nga verifikimet e para te kryera nga ana e policisë ka rezultuar se toka ku eshte kultivuat lenda narkotike ka qene toke publike. Po ashtu po punohet për zbulimin e autorëve përgjegjës, ndërsa materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.
(Në foto: Bima narkotike e asgjesuar në Krujë) Foto të tjera
Krujë: Asgjësohen 773 rrënjë kanabis sativa
Policia e Krujës në kuadër të aksioneve antikanabis të ndërmarra për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 623 rrënjëve kanabis sativa.
Kështu gjatë ditës së sotme u zbulua dhe u asgjësua 4 parcela me 263 bimë kanabis sativa, në vendin e quajtur Droje, në afërsi të banesës së shtetasit Besnik Droja.
Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit Droja i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.
Po ashtu në fshatin Verjon gjatë kontrolleve të ushtruara u zbuluan e asgjësuan me anë të djegies 3 parcela të ndryshme pa pronarë me 360 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkaq gjatë aksionit të zhvilluar nga policia në fshatin Vrion të komunës Nikel, u gjetën dhe u asgjësuan 3 parcela me 150 rrënjë kanabis sativa, ndërsa policia po punon edhe për kapjen e autorëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)