Sipas vëzhgimit të bërë nga mediat, u evidentuan në skenën e kësaj proteste punonjësit e administratës shtetërore. Emisioni “Fiks Fare” ka zbardhur fotot e personave që morën pjesë në protestë dhe postet që ata mbajnë.
Në fakt, edhe të “ashtuquajturit” banorë të zonës ku është ndërtuar një banesë trekatëshe me papafingo, u përballën ditën e 11 janarit me revoltën e banorëve të vërtetë të lagjes, e për më tepër, edhe me prononcimin e xhaxhait të Linda Bashës, i cili deklaroi përpara kamerave, se prona ku ishte ngritur banesa ishte e tij dhe nipit të tij dhe askujt tjetër, dhe se aty do të banonin vetëm dy familje që secila kanë në katin e parë edhe nga një mjedis të vogël tregtar.
KLIKONI KETU për të parë të gjitha fotot e protestuesve
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)