Rrugët e qytetit të Vlorës shpesh kanë mbetur në terr, e shkak janë bërë persona të papërgjegjshëm të cilët vjedhin sistemin e ndriçimit të qytetit. Pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, policia e Vlorës zbuloi 13 raste të vjedhjes në rrjetin e ndriçimit,duke identifikuar personat e përfshirë. Njëri prej autorëve, 41-vjeçari me inicialet L.V u arrestua nga policia, ndërsa u procedua në gjendje të lirë 36 vjeçari Z.V për shkak të problemeve shëndetësore. Po ashtu policia shpalli në kërkim M.M, 43 vjeç, i dyshuar si bashkëautor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar që personat e mësipërm të jenë autorë të 13 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, kryesisht në sistemin elektrik dhe hidraulik të qytetit të Vlorës (kabull elektrik, materiale ndërtimore, llampa etj).

Policia thotë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të tyre.