TIRANË- “Rritja e kultivimit të kanabisit në vend ka shtuar edhe numrin e aksioneve të ndërmarra nga policia për asgjësimin e kësaj bime. Kështu në 6 mujorin e parë të vitit 2020 në të gjithë vendin u asgjësuan 10941 bimë Kanabis Sattiva më shumë se në vitin 2019.”
Por në një kohë që rezultatet tregojnë për sipërfaqe me kanabis të asgjësuara nuk është e njëjta gjë për kapjen e kultivuesve. Numri i atyre që përfundojnë në pranga është i papërfillshëm, ose thjesht njerëz të punësuar nga pronarët e parcelave të drogës. Në Drejtorinë e Antidrogës mësohet se shumë nga dëshmitë e të arrestuarve nuk i identifikojnë ata. Ka një kod heshtje në këtë pikë. Punëtorët thonë se marrin paratë nga persona të cilët nuk i njohin.
Sa i përket hartës së kultivimit të bimës narkotike nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ato të viteve të kaluara. Informacionet në Policinë e Shtetit tregojnë për shtim të sipërfaqe në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë dhe Fushë Krujë. Kultivuesit kanë zgjedhur zonat malore dhe ato të pyllëzuara për të ushtruar aktivitetin e tyre kriminal dhe larg vëmendjes së opinionit .
Këtë shqetësim e ngriti kohë më parë në komisionin parlamentar të sigurisë edhe kryepolici, Ardi Veliu i cili foli për ekzistencën e fenomenit dhe destinacionet e reja të grupeve kriminale; nga hapësirat në ambientet e mbyllura.
Bazuar në shifrat e regjistruara në luftën ndaj kësaj veprimtarie, Report TV mëson se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin janë asgjësuar afro 60 mijë bimë kanabisi ku vetëm në muajin qershor u dogjën rreth 36 mijë rrënjë.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.5%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 954
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Katalonja/ Qendra e rrjeteve shqiptare të trafikut të kanabisit, grupet rivale sfidojnë njëri-tjetrin për 'vendin e parë'
24 Mars, 19:57
-
Kishte fshehur 1890 fara kanabisi në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë! Në banesë kishte edhe pajisje kultivimi (EMRI)
24 Mars, 14:41
-
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën! Momenti kur shkëmbejnë drogën (VIDEO+EMRAT)
23 Mars, 11:25
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47
-
Angli/ Policia zbulon një fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët që punonin si kopshtarë
19 Mars, 11:50
-
Dy vëllezërit kthehen nga Anglia dhe ‘ngrenë’ shtëpi bari në Laknas, në pranga bashkë me punonjësin e OSHEE! VIDEO e banesës së mbushur plot me kanabis
19 Mars, 08:22
-
Vlorë/ Ktheu lokalin në ‘dyqan’ kanabisi dhe lojërash fati, arrestohet pronari 38-vjeçar
13 Mars, 15:29
-
U kapën duke shitur 1 kg kanabis, 2 të arrestuar në Tiranë! Në shtëpi u gjenden pajisje për kultivimin e bimëve narkotike (EMRAT)
11 Mars, 12:43
-
Fier/ Shpërndante hashash, ‘Pritja’ prangos 28-vjeçarin pas një muaji ndjekjeje dhe përgjimi (EMRI)
11 Mars, 10:19
-
Tiranë/ Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona
7 Mars, 16:07
-
Miratohen 10 zonat për kultivimin e kanabisit mjekësor! Denaj: S’do kultivohet në Myzeqe e Korçë
6 Mars, 14:45
-
Elbasan/ Nuk iu bind policisë për të ndaluar mjetin me të cilin shpërndante kokainë, arrestohet 30-vjeçari në Peqin
4 Mars, 11:33
Futini ne burg e denojeni si bashkepuntor si ne cdo vend te botes.
Përgjigjunese i paguan i panjohuri le te bejne burg te plotr sikur te jene ata pronaret se mbase ju vjen kujtesa.
Përgjigju