Dy vjet nga verifikimi i një prej tragjedive ajrore më misterioze, copë të avionit të “Malaysian Airlines” janë gjetur në Afrikë.Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, copa e bishtit të mjetit fluturues është gjetur në brigjet e Mozambikut gjatë fundjavës dhe përputhet me pjesën tjetër të avionit. 

Ekzaminimi i objektit mund të ofrojë ndonjë element që mund të hedhë dritë mbi atë se çfarë ndodhi 8 marsin e vitit 2014, kur Boeingu 777, me 227 pasagjerë në bord dhe 12 anëtarët e ekuipazhit u zhduk nga radarët teksa fluturonte nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit. 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)