MORINË-8.8 kilogramë kokainë, e ndarë në 9 pako, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në doganën e Morinës nga ana e Kosovës. 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin kokainëjn drejt Kosovës, teksa e kishin fshehur poshtë sediljes së pasme të automjet. 2 të rinjtë janë vënë në pranga teksa vijojnë hetimet nga autoritetet.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka mësuar eskluzivisht se bwhet fjalw Elsaed Tirana dhe Elsajed Tallalli, 22 dhe 21 vjeç, me banim ne Shkodër. Rusta raporton s nga hetimet paraprake këta rezultojnë korrierë dhe rezulton se është hera e parë që e kryenin një vepër të tillë kriminale. Nga kontrollet në Shkodër e Tiranë ende nuk janë gjetur gjetur pronaret e drogës me destinacion Kosovën.
Mbrëmë, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet 'pegueot' me targa të Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy të rinj.
Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit dhe e fshehur në sediljen e pasme të mjetit janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej 8 kg, e (800.74) gram.
"Bashkëpunimi në mes të Doganës dhe policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje", ka njoftuar policia e Kosovës.
5 pako nga 9 të kapura sot me Kokainë në doganën e Morinës nga ishin të ambalazhuara me 'Dior', marka e famshme e modës. Interesant është fakti se e njëjta markë është përdorur në megaoperacionin ku u kapën 324 kg kokainë në portin e Durrësit, të fshehura në serbrator e një kamioni. Nga qindra pako 24 prej tyre ishin të ambalazhuara 'Dior'.
Dy të rinjtë e arrestuar sot në Morinë pasi tentuan të kalonin 9 kg kokainë për në Kosovë janë Elsaed Tirana dhe Elsajed Tallalli, 22 dhe 21 vjeç, me banim ne Shkodër. Ata udhëtonin me automjetin e tyre tip Peugeot me targa AB 3-- EG. Nga hetimet paraprake këta rezultojnë korrierë. Hera e parë që e kryenin një vepër të tillë kriminale. Nga kontrollet në Shkodër e Tiranë ende nuk janë gjetur gjetur pronaret e drogës me destinacion Kosovën.
5 pako nga 9 të kapura sot me Kokainë në doganën e Morinës nga ishin të ambalazhuara me 'Dior', marka e famshme e modës. Interesant është fakti se e njëjta markë është përdorur në megaoperacionin ku u kapën 324 kg kokainë në portin e Durrësit, të fshehura në serbrator e një kamioni. Nga qindra pako 24 prej tyre ishin të ambalazhuara 'Dior'.