Ekskluzive/ 324 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit, ja si ishte ndarë droga në 300 pako, nga stema e 'Dior' te 'PSG' e Whisky i famshëm brazilian

TIRANË- Report Tv ka mësuar ekskluzivisht detaje të reja nga kokaina e kapura ditën e djeshme në portin e Durrësit, të fshehura në serbrator e një kamioni. Gazetari Arsen Rusta ka arritur që të mësojë se në përfundim të peshimit ka rezultuar në total janë kapur 324 kg e 400 gr kokaine, e ndarë në total në 300 pako, të cilat ishin të stampuara me logo të ndryshme të formave të njohura të shtëpive të modës, klubeve të futbollit apo imazhin e Whiskyt të famshëm brazilian, 

 Mësohet se 17 pako kokainë ka qenë pa logo , 24 të tjera me 'Dior', 53 me stemën PSG, 44 me logon Tigri, 14 me stemën X King Lion, 50 të tjera stemën e klubit të basketbollit Chicago Bulls, 98 të stampuara me logon Velho Barreiro, me të cilin ishte ambalazhuar sasia 400 kilogramë e kapur në Kosovë 17 majin e kaluar. 

Kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski, tashmë i arrestuar,  ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh. Sa i përket itinerarit të ndjekur fillimisht u mendua se është nisur nga Belgjika për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, por burime zyrtare bëjnë me dije se kamioni ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, ku nga kontrolli në skaner rezultoi i pastër. Kjo ka rritur dyshimet e policisë se sasia e drogës mund të jetë mbushur në Shqipëri.  

Kamioni aktualisht është në sekuestro policore ndërkohë që autoritetet italiane kanë marrë njoftim nga homologët shqiptarë dhe kanë ushtruar kontrolle respektive në Napoli, i cili ishte destinacioni final.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën