4 armë me silenciator, fishekë dhe fitil! Zbulohet arsenal në Gjirokastër (VIDEO)

Sekuestrohet në Gjirokastër një arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak, ndërsa është arrestuar poseduesi Ilirijan Içi 63 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 63-vjeçarit në lagjen Cfakë u gjetën të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë  4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut.

Operacioni i policisë së Gjirokastrës është mbështetur edhe nga forcat 'Shqiponja'. Policia deklaron se arsenali i armëve u zbulua falë informacioneve të marra në rrugë operative dhe bashkëpunimit me qytetarët. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse armët janë përdorur në ngjarje kriminale.

1591339141_armegjirokaster2.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 05/06/2020 09:08

    Nikaragua, bajgeri e gjalle! Ngrihu Enver djali se u mbushem me minj, po na helmojnë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë