TIRANE-Tre armë zjarri, njëra kallashnikov dhe dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb u sekuestruan mëngjesin e sotëm në një operacion banesën e një personi të njohur për forcat e rendit në lagjen Shënkoll.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë. Armët u gjetën në banesën e Ervis Dakës, i cili u arrestua. 33-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2018 së bashku me vëllanë e tij goditën shefin e policisë së rendit në Elbasan.
Në operacionin që u zhvillua në orët e para të ditës së sotme në mbështetje të policisë së Elbasanit në momentin e ndërhyrjes ka qenë edhe RENEA, pasi i riu njihet si person me rrezikshmëri të lartë dhe efektivët i frikësoheshin një reagimi të Dakës.

Armet e sekuestruara ne Elbasan
Ndërkohë që në Kurbin është arrestuar një 35-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. 35-vjeçari me inicialet A.T. iu gjetën nga kontrolli një pistoletë me 9 fishekë. Arma dhe fishekët të riut iu gjetën në makinën tip "Volksëagen".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Pistoleta e sekuestruar në Kurbin
-
Kete ervisin e ka plagosur sanxhaktari rend me pistolet edhe u denua me 3 vjet burg po kurr nuk i beri se nderhyri qazim sejdini edhe i hodhen posht akuzat e nuk beri as 1 dit burg
Përgjigju -
Ky daka osht nga peqini jo elbasoni apo peqini mbetet fshat vi elbasoni hahahahaha
Përgjigju -
Normale policia arreston vetem kundershtaret e sokol sanxhaktarit dhendrit te qazim sejdinit qe mer vota per PS me dhum e kercenime me jet kurse kundeshtaret e tij i fusin ne burg qe ta ken nen kontrroll e frik elbasanin ju raft kanceri shtet i felliqur
Përgjigju-
Pse KY daka esht kundershtar I sanxhaktarit? Me cilen bande 3sht ne elbasan ky? Njihet si I forte ne elbasan apo jo?
-
-
Mos lini minj në këmbë, pastroni republikën!
Përgjigju-
Ke të drejtë sepse nje ish ambasador britanik perpara ketij qe eshte sot (fundërrinë), ishte shprehur për mediat qe burgjet janë plot me ordinere pulash qe janë denuar me shume nga ai ç mendonte. Keshtu, gjykatesit dhe prokuroret tanë duke i lepire menderen ja plotesuan deshiren.
-
te drejte ke po la gjykata njeri ne burg se policia kap ata lesho
-











Komente
Komento