Zbulohet autori i vrasjes së mjekut personal të ish presidentit amerikan, u hakmor për vdekjen e nënës

Zbulohet autori i vrasjes së mjekut personal të ish presidentit amerikan, u hakmor për vdekjen e nënës

Policia e Hjustonit

Policia e Hjustonit ka njoftuar të mërkurën se kishin identifikuar një të dyshuar për vrasjen e një kardiologu të shquar, i cili dikur kishte qenë mjeku personal i ish-presidentit amerikan George H.W. Bush.

Shefi i policisë Art Acevedo u tha gazetarëve se ishte lëshuar një urdhër arresti për 65-vjeçarin Joseph James Pappas, i cili sipas hetuesve vrau Dr. Mark Hausknecht, teksa ai lëvizte me biçikletën e tij për të shkuar në punë mëngjesin e 20 korrikut.shkruan FoxNews.

Ndërsa sipas NyDaily News, burri kreu krimin pasi mjeku Hausknecht operoi 20 vite më parë nënën e Pappas, por fatkeqësisht ajo vdiq gjatë operacionit dhe për humbjen e saj,  i biri fajësoi kardiologun e njohur.

Nuk e di kur ai vendosi ta bënte këtë, por e kam shumë të njohur mënyrën se si është kryer kjo vrasje dhe ka qenë e planifikuar.

Shefi i policisë Art Acevedo gjatë një konference shtypi

Shefi i policisë u shpreh se Pappas, i cili nuk është parë prej të paktën 36 orësh, konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë. Presidenti Bush mbajti zi për humbjen e mjekut të tij, duke deklaruar se:

Marku ishte një kardiolog fantastik dhe një njeri i mirë. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për kujdesin e tij të jashtëzakonshëm dhe të dhembshur. Familja e tij është në lutjet tona.

Presidenti amerikan George H.W. Bush

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur