TIRANE - Një bazë prostitucioni është zbuluar në kryeqytet nga efektivët e komisariatit numër tre.
 
Sipas policisë një hotel në rrugën “Jordan Misja” shfrytëzohej për të kryer aktivitetin e jashtëligjshëm.
 
Në pranga ka rënë pronari i hotelit Përparim Xhelili, ndërsa gjithashtu është shoqëruar në komisariat edhe  vajza që shfrytëzohej për prostitucion.
 
Nga hetimet e policisë  vajza kërcënohej që të punonte si prostitutë. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.  

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)