Një moment pavëmendjeje i ka kushtuar jo pak Spartak Brahos, i cili ka zbuluar padashur një bisedë private me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla.
Partia Socialiste ka shpërndarë në email për mediat fjalën e plotë të Ballës të mbajtur sot në seancën plenare, ku mes marrësve ka qenë edhe Braho. Ky i fundit ka menduar se emaili ishte vetëm për të dhe i ka kthyer përgjigjen që s’duhej Ballës.
“Bravo Taulant. Bëni direkt denoncim siç kemi biseduar”, ka shkruar Braho në përgjigjen e tij, teksa ka menduar se emaili ishte vetëm për atë. Por, për fat të keq, gjithçka ka mbërritur në shumë emaile dhe është publikuar në media.

(Biseda në email, mesazhi i dërguar nga Spartak Braho)
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com