Mijëra faqe dokumentash, të cilat tregojnë abuzime seksuale nga ana e pjesëtarëve të Boy Scout. Dokumentet, prej më shumë se 14 mijë faqesh, janë bërë publike si pasojë e vendimit të një gjykate të Oregon në 2010, pasi kishte dënuar grupin me një gjobë prej 18 milion dollarësh, sepse nuk kishin mbrojtur një adoleshent nga një pedofil.

Në dosjen e shpërndarë nga avokati Kelly Clark, gjatë një konference për shtyp në Portland, janë të dokumentuara abuzime seksuale kundrejt vullnetarëve të Boy Scout në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

"Nuk mund të fshihen gjëra të cilat kanë lidhje me situata të rrezikshme për fëmijët," -u shpreh avokati, që në vitin 2010 fitoi çështjen e një burri i cili gjatë viteve 80 kur ishte i ri, ishte ngacmuar seksualisht nga një nga shefat e Scout.

Në dokumentet e bëra publike, shfaqen gjithashtu sesi shumë raste janë mbuluar nga autoritetet lokale, të cilët kanë ndihmuar në mbulimin e abuzimeve seksuale mbi fëmijë të të gjitha moshave.

Boy Scout është një nga organizatat më të mëdha të të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 2,7 milion pjesëtarë të rinj dhe më shumë se 1 milion vullnetarë të rritur. Që nga themelimi i saj në vitin 1901 si pjesë e lëvizjes ndërkombëtare Lëvizja Scout, pjesë e kësaj organizate kanë qenë më shumë se 110 milion amerikanë. Qëllimi i kësaj organizate është të trajnojnë të rinj si të jenë qytetarë të përgjegjshëm.

(ed.ka/Shqiptarja.com)