Skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare dy vëllezërve indianë, që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, thellohet më tej. Bëhet fjalë për procedurën e ndjekur nga autoritetet shtetërore shqiptare për dhënien e pëlqimit që njëri nga dy vëllezërit, Nitin Jayantilal Sandesara, të bëhej “Konsull Nderi” i Shqipërisë në Nigeri. Ministria e Jashtme i është drejtuar me një shkresë Shërbimit Informativ Shtetëror. SHISH, pasi kishte shqyrtuar kërkesën në bazë të informacioneve që dispononte, kishte dhënë pëlqimin që Nitin Jayantilal Sandesara të bëhej “Konsull Nderi” i Nigerisë në Shqipëri.
“Në përgjigje të shkresës suaj nr. 17437, datë 13.11.2018, pas verifikimeve të kryera ju bëjmë me dije se Shërbimi Informativ i Shtetit është i mendimit që të jepet pëlqimi për emërimin e z. Nitin Sandesara si ‘Konsull Nderi’ i vendit tonë në Nigeri. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në shkresën e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke mos konstatuar asnjë problematikë në verifikimin e Nitin Sandesara, i cili kishte mashtruar bankat shtetërore indiane, duke marrë para kredi që kapnin vlerën deri në 1 miliard dollarë amerikanë.
Helidon Bendo kreu i SHISH
Nitin Sandesara, nuk u pajis nga Ministria e Jashtme Shqiptare me pasaportë diplomatike. Ministria e Jashtme, nga ana e saj, kishte marrë një kërkesë nga Ministria e Jashtme e Nigerisë, e cila kërkonte që Nitin Sandesara të bëhej konsull. Policia e Nigerisë, e cila thekson se shtetasi indian është i pastër.
SKANDALI
Referuar medias indiane “The Times of India”, dy vëllezërit Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, kanë marrë rreth 725 milionë deri në 1 miliard dollarë amerikanë kredi nga bankat shtetërore të Indisë, duke i zhdukur më pas përmes një rrjeti prej 300 kompanish “offshore”, të krijuara prej vetë atyre.
Për këtë skandal, Gjykata në Indi ka dhënë katër urdhërarreste dhe është në kërkim të tyre. Ndërkohë që dy vëllezërit Sandesara dhe Hitesh Patel ishin ndër më të kërkuarit në Indi për shkak të mashtrimit, në Shqipëri ata jetonin të qetë dhe kishin investuar në disa zona, duke pastruar kështu paratë.
Shkresa e SHISH
Ndërkohë, ata morën edhe nënshtetësinë shqiptare në shkurt të 2018-ës dhe pas kësaj, çdo gjë ka vazhduar në normalitet. Bazuar në procedurën e marrjes së nënshtetësisë, institucioni i Presidentit, me anë të një njoftimi, bëri të ditur të premten se ka qenë ministri i Turizmit, i cili ka propozuar që dy shtetasit për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, duke u bazuar në arsyen se do të kryenin investime të rëndësishme në Shqipëri. Rasti i shtetasve indianë tregon se sa lehtë mund t’u fshihesh urdhërarresteve në Shqipëri, edhe nëse ato janë bërë publike në mediat e huaja.
Shkresa e Policisë së Nigerisë
Me arsyetimin se do të kryenin investime, dy vëllezërit Sandesara arritën të merrnin nënshtetësinë shqiptare, madje njëri prej tyre u bë edhe zyrtar diplomatik. Kryesisht, ata kanë investuar në ndërtim, duke ngritur komplekse pallatesh në Tiranë dhe ndërtuar retorte në bregdetin shqiptar, një mënyrë e mirë për të pastruar parat e vjedhura dhe për të cilat ishin në kërkim.
Shkresa e Ministrisë së Jashtme të Nigerisë
Pritet ekstradimi, Gjykata jep 40 ditë burg për Hitesh Patel
Gjykata Penale e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë prej 40 ditësh burg për shtetasin indian, Hitesh Patel, i cili është një prej katër personave të kërkuar në indi për mashtrimin e bankave duke përvetësuar rreth 1 miliard dollarë amerikanë. Pritet që brenda këtyre ditëve, autoritetet indiane të sjellin në Tiranë kërkesën për ekstradim e tij nga Shqipëria. Seanca për caktimin e masës dhe vlerësimin e arrestit u zhvillua në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ndërsa Patel nuk ka qenë dakord me arrestimin për ekstradim. Patel mësohet se është kunati i dy vëllezërve Sandesara, të cilët, pavarësisht se janë në kërkim nga autoritetet indiane me akuzën e pastrimit të parave, në Shqipëri, kanë bërë “karrierë” në biznes, por edhe në diplomaci. Ndërkohë, nga Policia nuk ka asnjë të dhënë nëse dy vëllezërit Sandesara janë ende në Shqipëri apo janë larguar pas publikimit të skandalit./ Panorama
Para se te maresh shtetesine meret lejeqendrim provizor nga konsullata shqiptare ne Indi ku dorezohen nje sere dokumentash ... ketu fillon.. historia .. a eshte zbatuar ligji..
PërgjigjuKonsull nderi ne Nigeri kemi Indianin! Oh Shqiperi e mjera Shqiperi!
PërgjigjuUnë isha duke pritur një skandal të tillë. Të gjithë biznesmenët në Shqipëri kanë statusin e konsullit të nderit. Ky ishte një skandal dhe tani një version tjetër. Shumë makina luksoze kanë targa CD dhe policia e shtetit nuk mund të ndalet dhe të kërkojë. Ironia është këtu; kriminelët janë kryesisht duke bërë biznes dhe ata po gëzojnë imunitet diplomatik! Si mund të vendosni ligjin dhe rendin?
Përgjigjume kete pohim mori dhe emerimin Bendo. eshte per te ardhur keq qe shiku eshte institucioni me i degraduar ne shqiperi.
PërgjigjuNga ky shkrim i Panorama dalin me shume pyetje sesa pergjigje! Nuk e kuptoj pse gazeta jep gjysem lajm dhe fsheh rrugen qe eshte ndjekur dhe kush eshte fajtori ose fajtoret e kesaj historie. A ka bere SHISH hetim ndaj ketyre personave apo e ka aprovuar pa hetuar kerkesen e MPJ? Po presidenti cfare procedure ndoqi kur i dha shtetesine? Duket ne kete shkrim tendenca me fajesuar qeverine, por pa dashje kane nxjerre SHISH dhe presidencen qe kontrollohet nga familja mafioze Meta.
Përgjigju