Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit Kathleen Ann Kavalec u nominua për ambasadore në Shqipëri në vendin e Donald Lu, por nuk u konfirmua. Mediat amerikane kanë shkruar disa artikuj për prapaskenat e këtij vendimi.
Gazetarja amerikane Sarah Carter duke folur për “Fox News” dje, tha se Donald Trump e ka tërhequr përfundimisht nominimin e zyrtares së lartë, që pritej të konfirmohej si ambasadore në Shqipëri. Sarah Carter thotë se ka zbuluar edhe shkakun e një vendimi të tillë.
" Kathleen Ann Kavalec ka komunikuar me ish-agjentin britanik, Christopher Steele, i cili kishte hartuar një dosje me pretendime shkeljesh e komploti ndërmjet fushatës presidenciale të Trumpit dhe Moskës në zgjedhjet e vitit 2016. Kavalec u takua personalisht dhe ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Steele, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale" shprehet gazetarja amerikane.
Përveç takimit me Christopher Steele që pretendohet, një tjetër arsye që ka penalizuar Ann Kavalec duket se ka qenë edhe fakti se ka punuar për zëvendëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland dhe gjithashtu është mbështetëse e ish-presidentit Barack Obama dhe ish-kandidates Hillary Clinton, ndërsa ka bërë edhe një donacion të vogël prej 250 dollarësh.
Por, pavarësisht deklaratave të gazetares amerikane dhe informacioneve që pretendon se ka zbuluar, Departamenti i Shtetit në faqen zyrtare vijon që ta tregojë Kathleen Ann Kavalec si kandidate për ambasadore në Shqipëri. Deri në emërimin e ri, Leyla Moses-Ones është e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5c9256007264btrump.jpg)
Shkrimi per kandidaten per ambasadore ne Shqiperi
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
31.1%
-
Të gabuar
66%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 3259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ 'Negociatat Ukrainë - Rusi të nisin menjëherë', Trump telefonon brenda pak orëve Putinin dhe Zelenskyn! Presidenti amerikan cakton përfaqësuesit e tij në bisedime
12 Shkurt, 18:18
-
Trump urdhëron rishikimin e ligjit për korrupsionin e kompanive amerikane jashtë vendit
12 Shkurt, 18:14
-
Papa Francesku kundër programit amerikan të dëbimeve
12 Shkurt, 14:49
-
Sekretari amerikan i Thesarit do vizitojë Ukrainën! Dy vendet drejt një marrëveshje për mineralet e rralla
12 Shkurt, 14:18
-
Evi Kokalari publikon faktet nga mediat amerikane: Konsulenti amerikan i Berishës akuzohet se vodhi fondet e Trump, Grenell i kërkoi ta hiqte
12 Shkurt, 12:09
-
SHBA/ Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për vazhdimin e zvogëlimit të përmasave të qeverisë federale
12 Shkurt, 07:52
-
Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pohon se do shqyrtohet si opsion (VIDEO)
11 Shkurt, 20:47
-
Ligjvënësit demokratë në kërkim të mënyrave për të kundërshtuar vendimet e Trump
11 Shkurt, 16:55
-
Zelensky: Pa SHBA, Europa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës! Jemi të gatshëm të shkëmbejmë territore me Rusinë
11 Shkurt, 16:24
-
Departamenti i Drejtësisë kërkon pushimin e çështjes penale ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut
11 Shkurt, 15:44
-
Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë
11 Shkurt, 15:24
-
Donald Trump i jep detyrë të re Richard Grenellit
11 Shkurt, 12:20