Shkodër - Një 23-vjeçare nga Brazili ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar.

E reja ushtronte prostitucion në një apartament me qira në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”.

Pronarja e apartamentit do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si provë materiale blutë sekuestruan një shumë parash dhe 3 celularë.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e sigurura në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house”. 

Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, ku ushtrohej prostitucion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 2 shtetas u kapën në ambientet e apartamentit, konkretisht:

-shtetasja braziliane D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;

-H. H., 28 vjeç. Gjatë veprimeve  proceduriale u dekumentua aktiviteti i lojrave të fatit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.