Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast prostitucioni. Në pranga kanë rënë dy të huaja nga Vietnami - 33 dhe 51-vjeçe.
Ato kishin marrë me qira një banesë në rrugën “Naim Frashëri” dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Sipas hetimeve rezulton se të huajat për këtë veprimtari komunikonin me shtetas të ndryshëm përmes rrjeteve sociale.
“Në vijim të operacioneve të bazuara te puna informative, me objektiv konstatimin e ambienteve të vëna në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Ilegal chat”.
Gjatë tij, u arrestuan shtetaset vietnameze, Th. A., 51 vjeçe dhe Th. P., 33 vjeçe.
Ato dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Naim Frashëri”.
Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari”, njoftoi sot Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente










