Zbulohet fotoja kur Xhaka me
babain vendosnin për Shqipërinë

Zbulohet fotoja kur Xhaka me<br />babain vendosnin për Shqipërinë
“Njërin djalë e kam me Zvicrën, por tjetri i familjes Xhaka do të veshë fanellën e Shqipërisë, për këtë betohem këtu!”, kanë qenë fjalët e Ragip Xhakës, të atit të vëllezërve Xhaka.
 
Këto fjalë kanë ardhur më 7 qershor të vitit 2013, teksa në tribunën e “Qemal Stafa”, bashkë me të birin përkrah, po mbështeste kombëtaren kuqezi që priste Norvegjinë.
 
Një sfidë e mbyllur me rezultatin 1-1, teksa për ne kishte shënuar Valdet Rama, që sot nuk është në planet e trajnerit dhe humbi përfundimisht nga rrethi i kombëtares.
 
Taulant Xhaka do të përplaste duart në fund të ndeshjes, teksa njerëzit e shihnin me kuriozitet dhe pyesnin veten se kush është ky djalë vallë. Asnjë nuk e njihte, madje as nuk kishin dëgjuar për të, ndërsa Ragipi, i ati, rrëfente se i biri do të luante me kombëtaren.
 
Xhani de Biazi kishte më shumë se 1 vit që kishte marrë drejtimin zyrtar të stolit të Shqipërisë, teksa ishim ende në fillimin e një rruge që do të na çonte drejt triumfit final, Francë 2016.
 
Pikërisht aty, në “Qemal Stafa”, mes dashurisë së popullit, shpirtit luftarak të skuadrës dhe ngjyrave të kuqe, Taulanti do të ndihej si në shtëpi dhe do të vendoste, bashkë me të atin, se kishte ardhur momenti që njolla “tradhtar” për familjen Xhaka të fshihej njëherë e përgjithmonë.
 
Një njollë e cila u vetëfshi edhe nga Granit Xhaka, që bëri çmos që i vëllai të vishte fanellën e Shqipërisë. Po, ai, Graniti që për vite u fye në çdo mënyrë të mundshme. Ishte koha kur, për shkak të akuzave dhe kundër akuzave, presidenti i FSHF-së, Duka, nuk fliste me Ragip Xhakën. U bë ndërmjetës Graniti, për të “shuar” këto zjarre…
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot