Zbulohet gjurma e PD-së në rrënojat e Teatrit Kombëtar

TIRANE - Ajo që duhet të ishte një hapësirë dinjitoze në qendër të Tiranës, ambientet mbrapa Teatrit Kombëtar, pranë e Bashkisë Tiranë, është në fakt  një mjedis i rrënuar, gjithë myk e lagështirë dhe plehra. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, kryetarin i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu dhe anëtarë të rinj të këshillit, panë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet kjo hapësirë në qendër të kryeqytetit. Pas derës së ambientit, shihet të jetë e shkruar PD, simboli i shkurtuar i Partisë Demokratike.

Mazniku deklaroi se kjo është zona e cila do të zhvillohet, kurse sipërfaqja që i përket sot Teatrit Kombëtar nuk do të preket dhe do t’i mbetet teatrit dhe artistëve. Ai theksoi se falë këtij projekti, do të përfitohen më shumë se 8.000 metra katrorë ndërtim për Teatrin e Ri, i cili do të jetë sipas standardeve më të mira të një teatri kombëtar.

Në gërmadhën pas teatrit ka jo vetëm plehra dhe ferra, por janë hedhur edhe makineri të vjetra të lojërave të fatit, që e bëjnë të duket si një landfill në mes të qendrës së qytetit.

“Ajo çfarë shohim këtu janë magazina në pronë të bashkisë, por që janë në një gjendje të tmerrshme; magazina të vjetra që mbajnë materiale që nuk janë në përdorim, të mbetura nga një kohë e mëparshme, që sot nuk kanë asnjë funksion të mirëfilltë publik. Një pjesë tjetër e hapësirë është bërë parkim, por kjo është zona e cila do të shkojë në për zhvillim, ndërkohë që pjesa e Teatrit Kombëtar, pra sipërfaqja që sot i përket teatrit, do të mbetet sipërfaqe për teatrin. Po ashtu, do kemi mundësi të përfitojmë më shumë se 8000 metra katrorë ndërtesë të re teatri, sipas standardeve më të mira të mundshme që kërkon një Teatër Kombëtar”, theksoi Mazniku.

Nënkryetari deklaroi se godina  aktuale e Teatrit Kombëtar është ndërtuar me një material të dobët, si një godinë e përkohshme, e cila nuk ofron asnjë siguri dhe garanci për artistët dhe artdashësit. Ndaj, theksoi ai, rikonstruksioni i godinës aktuale të Teatrit Kombëtar është i pamundur dhe qytetit i nevojitet një godinë të re moderne.

“Pamë edhe materialin me të cilin është ndërtuar ndërtesa e teatrit, populiti i famshëm, i cili është bërë pothuajse një shekull më parë, por provë e qartë e faktit se kjo ndërtesë në mënyrën se si është bërë nuk ka asnjë mundësi dhe shans të funksionojë apo të qëndrojë në kohë, apo të riparohet a të ristrukturohet”, tha ai.

Përveçse nuk ofron asnjë standard sa i përket anës strukturore, gjendja në të cilën është sot godina e Teatrit Kombëtar nuk plotëson as kushtet më minimale për të qenë një teatër i mirëfilltë. “Përveç faktit që nga ana strukturore, nga ana funksionale, edhe nga ana e sallave, mjediseve ndihmëse për artistët, teatri nuk ka asnjë mundësi funksionale për të qenë një teatër i mirëfilltë modern, që t’i japë mundësinë qytetit të ketë ato vepra për të cilat ka nevojë”, shtoi Mazniku.

Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu shprehu vullnetin e Bashkisë së Tiranës dhe të këshilltarëve për t’i dhënë vlerë këtyre aseteve publike e për t’i vënë ato në shërbim të publikut.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 31/07/2019 14:10

    Teatri te ndertohet. vec ne Vicidol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë