Report Tv ka siguruar hartën me itineraret e trafikut. Grupet kriminale dërguan mbi një mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Angli përmes shumave nga 7 mijë paund, deri te 30 mijë dollarë. Rreth 200 persona janë dërguar drejt Britanisë ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada.
Itineraret që përdornin trafikantët për emigrantët
Rruga e parë; Shqipëri- Itali – Francë- Meksikë, SHBA
Rruga e dytë; Shqipëri – Mali i Zi-Serbi- Gjermani-Spanjë, pikërisht nga shteti i iberik kishte katër rrugë për të shkuar në Kanada, SHBA dhe Angli.
Pas arritjes në Spanjë, për të shkuar në SHBA rruga e parë ishte përmes Meksikës, rruga e dytë nga Kosta Rika me destinacion Amerikën. Ndërsa sërish nga Spanja trafikoheshin klandestinët direkt për në Angli.
Nga Spanja për të arritur në Kanada përdoreshin dy rrugë, direk ose përmes Panamsë.
Rruga e tretë; Shqipëri-Kosovë- Bullgari për të arritur në Spanjë dhe më pas në SHBA-Angli-Kanada, ose Shqipëri-Kosovë-Belgjikë-Republika Domenikane-Kanada.
Operacioni me 39 të arrestuar
Operacioni u finalizua para dy ditësh dhe nga 51 persona të përfshirë, 39 u arrestuan në Shqipëri, mes tyre 4 policë, ndërsa për 12 të tjerët (2 bullgarë) po punohet për prangosjen.
Katër policët e arrestuar para dy ditësh ishin me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar. Ndërsa mbrëmë është ndaluar edhe një tjetër policë, pasi akuzohet se dekonspiroi aksionin.
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po vijon prej orës 09:30 minuta masa e sigurisë për 39 personat e arrestuar për trafik të klandestinëve nga Shqipëria në SHBA, Kanada dhe Angli. 
Itineraret që përdornin trafikantët për emigrantët
d.b/shqiptarja.com












