Bëhet fjalë për historinë e dashurisë mes moderatorit të njohur Ledion Liço dhe vajzës së dytë të pronarit të ‘Top Medias’, Sara Hoxha.
Ka qenë pikërisht revista “Anabel” ajo që ka hedhur shashkën për këtë lajm, i cili dje pushtoi mediat rozë duke na bërë akoma më kuriozë për të zbuluar të vërtetën e këtij lajmi.
Sipas burimeve të revistës, çiftin në fjalë i kanë parë duke u përqafuar dhe puthur në makinën e Ledionit, të tjerë thonë se Sara shpeshherë duket nga rezidenca “Kodra e Diellit” ku Ledioni jeton prej pak vitesh.
Por nuk kanë munguar pa u pikasur edhe komunikimi i shpeshtë e plot nëntekste nëpër rrjetet sociale si “Instagram”-et e njëri tjetrit. Ledioni (26) dhe Sara (18) kanë qëlluar shpesh në të njëjtat evente të Top Channel.
Por vetëm këtë pranverë mesa duket të dy e kuptuan se ndanin shumë të përbashkëta.
Dashuria e tyre është mirëpritur edhe nga familja Hoxha, madje sipas informacioneve Ledioni ka qënë edhe me pushime jashtë shqipërisë me Sarën.
Ndërsa Ledioni shijonte sukseset e njëpasnjëshme në Top Chanel, Sara nga ana tjetër, vajza e dytë e të ndjerit Dritan Hoxha, jetonte në Itali ku shkollohej së bashku me motrat, Lori dhe Redia.
Në vitin 2008, pas humbjes së papritur të babait të saj, ajo dhe familja rivendosen në Shqipëri.
Kohët e fundit, 19 vjeçarja, vendosi të hapte një llogari të re “Instagrami” dhe të ndante me publikun ndryshimin e saj të madh fizik, madje për një ndjekëse, ajo sqaroi se kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale (Gastric Bypass) për të humbur kilete tepërta.
Aktualisht falë pjekurisë në moshë por edhe pamjes më elegante, Sara po ngjall po aq interes në rrjetet sociale, duke ja kaluar dhe të motrës, Lorit.
Me një ngjashmëri të madhe fizike me të atin, miqtë dhe familjarët thonë se vajza e dytë, është mjaft sistematike në shkollë, me këmbë në tokë dhe me të njëjtat instiktem biznesi si të babait.
Në shtator thuhet se Sara do të largohet në Londër për të vazhduar shkollën e lartë, ndërsa Ledioni do të vazhdojë me programin “E diell” dhe ndoshta do të jetë sërish në drejtimin e “Voice of Albania”.
Vazhdimi i historisë së tyre të dashurisë do të jetë si çdo vazhdim I çdo historie tjetër: Koha do ta vërtetojë.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)