Zbulohet identiteti i shqiptarit të
vrarë në Itali, ishte boksier/FOTO

Një i ri shqiptar mbetur i vdekur mëngjesin e datës 15 shtator në Monza, pas një sherri jashtë një klubi nate. 

Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e shqiptarit i cili quhej Ilir Berisha me origjinë nga Fieri. Mësohet se ai ishte sportist dhe merrej me boks. 

Një bashkëatdhetar i tij rrëfeu për policinë ngjarjen, duke treguar se sulmi ndodhi kur ata ishin brenda në makinë, pranë një klubi nate në Brianza.

“Ata na trembën disa herë, derisa u detyruam të ndalonim makinën, pastaj një person shkrepi armën mbi Ilirin nga makina tjetër”, tha shoku i viktimës.

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është vënë në pranga në Courmayeur në tentativë për t’u larguar nga Italia për në Francë. Killeri i 24-vjeçarit ka rezultuar të jetë një tjetër shqiptar. Sipas mediave italiane ai është 23 vjeç, rezident në Seregno dhe i padënuar më parë.

Karabinierët e Desios dhe Policia e Shtetit italiane ka mbërritur tek autori i dyshuar duke hetuar për një rrjet të mundshëm të shfrytëzimit prostitucioni. Arma e krimit nuk është gjetur ende, pasi vrasësi e ka hedhur në plehra. 

ilir berisha
(Shqiptari i vrarë në Itali, Ilir Berisha)
itali
(Foto nga vendi i ngjarjes ku shqiptari humbi jetën)

boksieri
(Ilir Berisha dhe ish-boksieri Luan Krasniqi)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet