Zbulohet kodi që do përdoret për
të njoftuar vdekjen e Mbretëreshës

Mbretëresha Elizabeth është në gjendje të mirë shëndetësore dhe merr pjesë në të gjitha aktivitetet që i parashikon posti, megjithatë duket se vdekja e saj do t’i gjejë të përgatitur me një plan të detajuar.
 
“Ura e Londrës ka rënë”
, do të jetë kodi përmes të cilit kryeministri do të njoftohet i paru për vdekjen e mbretëreshës .
 
Ditët e fundit të jetës së mbretëreshës ka të ngjarë të mbikëqyren nga mjeku i saj Profesori Huw Thomas i cili do ta kontrollojë në dhomë dhe do të ndihmojë të përzgjidhet informacioni që do duhet të bëhet publik.
 
Sipas raportit të bërë publik nga mediat britanike lajmi më pas do t’u bëhet i ditur 15 qeverive jashtë Britanisë së Madhe ku Mbretëresha është kreu i shtetit si dhe 36 vendeve të Komonuelthit ku ajo shërben si një figurë simbolike.
 
Publiku do të njoftohet shkurt pasi gazetat, televizionet dhe radiot ta kenë transmetuar lajmin.

Mbret�«resha Elizabeth

Mbret�«resha Elizabeth

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë