Zbulohet laboratori me
drogë, pronë e Mahmutaj

Zbulohet laboratori me<br />drogë, pronë e Mahmutaj
TIRANE- Në kulmin e intesifikimit të kërkimeve shtëpi në shtëpi të policisë, uniformat blu kanë zbuluar një laborator të vërtetë droge në një supervilë të ndërtuar në Lazarat. Forcat RENEA dhe ato të FNSH, kanë hyrë brenda në vilën luksoze, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge të përpunuar si dhe shumë mjete që shërbenin për peshimin, presimin dhe tharjen e drogës.

Vila mendohet se është në pronësi të vëllait të Gate Mahmutaj, Kujtim Mahmutaj, i cili nuk është arrestuar nga uniformat blu. Kujtim Mahmutaj është shpallur në kërkim ndërkohë që operacioni ka vijuar me kontrolle të tjera në banesat për rreth vilës luksoze.

Ky është laboratori i parë i sekuestruar nga policia, në një kohë kur uniformat blu ende nuk kanë depërtuar në të gjithë teritorin e Lazaratit. Gjatë ditës së djeshme policia ka kontrolluar mbi 20 objekte, ku është tërhequr më pas pa probleme dhe sekuestruar lëndën narkotike. Ndërkohë shume fidanë janë shkatëruar ende pa u bjellë nga policia dhe nga vetë banorët e zonës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Debate te Konferenca/ Zhupa: Argumenti juaj s’qëndron, Kushtetuesja lejon Komisionet Hetimore! Bardhi: Në vjedhje e populizëm s’ju konkurrojmë dot

Debate te Konferenca/ Zhupa: Argumenti juaj s’qëndron, Kushtetuesja lejon Komisionet Hetimore! Bardhi: Në vjedhje e populizëm s’ju konkurrojmë dot