Tërmeti i 26 nëntorit duket se i ka shërbyer si një mundësi Partisë Demokratike për të inskenuar një situate te re bllokimi për projektin e Unazës së Madhe. Nën justifikimin se po strehojnë banorë të prekur nga tërmeti (ne një ndërtesë pa leje, por te shpronësuar tashmë) përfaqësues të PD nxituan të zhvendosin disa familje në nje godine që ishte lajmëruar muaj më parë se do të prishej për t’i hapur rrugë zhvillimit të një prej investimeve më madhore në kryeqytet.
Ata u vizituan asokohe edhe nga vetë kreu demokrat Lulzim Basha, që do i servirte ato si familje të prekura drejtpërdrejte nga tërmeti. Por realiteti është krejt tjetër.
Shumë prej këtyre familjeve nuk kanë pasur fare në zotërim shtëpi ne Tirane, por kanë jetuar me qira në zona të ndryshme të kryeqytetit ose nga qytetet prej nga vijnë. Pra, edhe nëse u është dëmtuar banesa ku jetonin me qira, ato do të mund të lëviznin në një tjetër shtëpi me qira. Madje, ka prej atyre të cilët janë zhvendosur nga Ostreni i Dibrës, si familja e M.Nuredinit apo familja e E.Shehut që është nga Zall Dardha po e Dibrës, pra shumë larg zonave ku tërmeti shkaktoi probleme.
Një tjetër familje që tregon manipulimin e PD me këto familje për të penguar ndërtimin e unazës së madhe që i vjen në ndihmë një qyteti, është dhe ajo e B. Babajt. Nga Fajze e Kukësit ajo është zhvendosur nga PD pikërisht në këtë qendër tregtare.
Pikërisht këtë fakt ka shfrytëzuar edhe PD duke i strehuar në një qendër tregtare dhe duke i “shpëtuar” nga pagesa e qirasë, e në të njëjtën kohë për ta shitur në opinionin publik sikur jetojnë familje të prekura nga tërmeti për të bllokuar ndërtimin e unazës së madhe, që do të zgjidhte njëherë e mirë çështjen e qarkullimit të automjeteve në kryeqytet.
Por, në fakt ndërtesa ku këto familje janë strehuar nuk është aspak shtëpi, por një qendër e mirëfilltë tregtare, ku zotëruesi i saj po tenton që ta shpëtojë biznesin e ndërtuar në tokë të uzurpuar, edhe pse tashme është shpronësuar dhe dëmshpërblyer. Kurse PD po i përdor këto familje për kapital politik për të mbledhur vota.
Pse lodhet PD per te mbledh vota?
PërgjigjuS'rrojne dot kermat pa kufoma.
Përgjigju