Zbulohet mozaiku i përkujtimit në nder të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova në 1999

Zbulohet mozaiku i përkujtimit në nder të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova në 1999

Në nderim të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës është zbuluar një mur përkujtimor, në ish-kampin e refugjatëve Bllaca pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut. Një ceremoni e cila kishte të pranishëm vetëm 50 persona.

"Ky është muri i kujtesës sonë, që përfaqëson dhimbjen e 440,000 personave që kanë kaluar këtu në 1999 pas krizës humanitare dhe ndërhyrjes së forcave  të NATO-s për të ndaluar zhdukjen e një popullsie të tërë," Jahja Luka, një përfaqësues i një shoqate refugjatësh, shpjegoi.

Mes atyre personave që morën rrugën për t'u larguar nga vendi ishte edhe Sherife Ljuta, e cila u bë një simbol i vështirësive gjatë asaj kohe.

"E mbaj mend atë ditë, me vajzën time në krah. Mijëra refugjatë që ecin të lodhur, pa ngrënë dhe pa pirë dhe unë me vajzën time në krahë, duke e ushqyer me gji, në një udhëtim pa ndërprerje".

Më shumë se 10,000 njerëz vdiqën gjatë luftës 1998-99 në Kosovë dhe 1,650 prej tyre janë ende të pagjetur.

Ndërkohë që në atë periudhë  u zhvendosën 1.2 milion dhe 1.4 milion shqiptarë të Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve: Ligjvënësit republikanë “të gatshëm të përmbushin” planin e Presidentit të zgjedhur Trump

SHBA/ Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve: Ligjvënësit republikanë “të gatshëm të përmbushin” planin e Presidentit të zgjedhur Trump