Zbulohet një dhomë
plot me maska në Butrint
Në sitin arkeologik të Butrintit një ekip restauratorësh të mozaikëve, të drejtuar nga mozaicisti me përvojë 35-vjeçare Agron Islami, kanë hasur në gjetje të rralla.
SARANDE- Në sitin arkeologik të Butrintit një ekip restauratorësh të mozaikëve, të drejtuar nga mozaicisti me përvojë 35-vjeçare Agron Islami, kanë hasur në gjetje të rralla. Bëhet fjalë për një dhomë të maskave, që ka dalë në dritë në monumentin e Trikokës, në truallin buzë liqenit të Butrintit. Mozaicisti Islami thotë se i tëri është një korridor ndërtimesh, i dekoruar, me mozaik, që ka dimensionet 4.40 m x 31 m.
Vëmendjen e mozaicistëve e kanë tërhequr figurina të rralla, të gjendura në këtë pjesë. Islami thotë se mund të jetë mozaiku i vetëm në teknikën e kubikëve, që në terminologjinë e tyre, quhen tesera. Sipërfaqja e mozaikut të zbuluar, është përllogaritur dhe përbën një kuriozitet, pasi përmban plot 72 milionë e 160 mijë tesera, sipas Islamit.
Ai thotë se mund të ketë qenë dhoma e veshjes së maskave të pjesëve teatrore që janë luajtur në antikitet në Butrint. Interesant është imazhi i një burri dhe i një gruaje, që ndërtohen me mozaik dhe që janë të dallueshëm qartë e bukur, me tipare të spikatura. Ekspedita në fushën e mozaikëve, që është në ditët e saj të fundit në Butrint, ka nxjerrë në dritë edhe gjetje të reja. Fjala është për mozaikë që janë shfaqur në pjesën qendrore të monumentit të gjimnazit të qytetit antik, ose të nimfeut. Ka rezultuar se të tre nikeat e kullës qendrore të nimfeut, janë të dekoruara me mozaikë.
Mendohet se në nikean qendrore gjendet imazhi i Dionisit, por kjo mbetet për t'u konfirmuar me pastrimin dhe zbulimin e mëtejshëm të tipareve. Mozaicisti Isalmi thotë mozaikët e dhomës së maskave janë në procesin e pastrimit të tyre, me furçë e me mjete teknike të kohës dhe dita ditës po plotësohet ideja e një dhome apo "shtëpie" maskash. Në muajt e verës ato do të mbahen të ekspozuar, ndërsa ende pa ardhur vjeshta do të bëhet mbulimi i tyre për të mos u dëmtuar nga shirat. Në kohën më të madhe, mozaikët e kësaj dhome gjenden nën ujë, por mjeshtri i mozaikëve Islami thotë se “efektin e faktorit ujë mundemi ta minimizojmë”.
(dh.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.7%
-
Pak
40.5%
-
Aspak
32.8%
Vota total: 1926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vëllezërit e pamposhtur Bakaj, në Lezhë për dy titujt ndërkombëtarë të boksit
28 Korrik, 14:05
-
Rama batuta në Kongresin e PS: Helena do jetë kryetarja! Dëshmitar Pandi i pavdekshëm, ua gjen varret të gjithëve në Sharrë e Tufinë se është mik me lali Erin
28 Korrik, 13:56
-
Sa do të rrijë PS ne në pushtet? Rama: 50 vjet? Pse të mos rrimë 100?! Kush na e ndalon
28 Korrik, 13:43
-
Rama mesazh ‘tradhtarëve’: Kam njohur shumë të paudhë, tjetër më thonin në sy, e ndryshe bënin pas shpine
28 Korrik, 13:42
-
‘Deputeti që Duam’, Rama në Kongres: Një derë e re për ata që duan të trokasin në PS, pa frikën se u del ndonjë i shëndosh e u thotë ‘ca do më vëlla, ik’
28 Korrik, 13:38
-
Vullnet Sina përlotet pasi Rama e vlerësoi në Kongres: Kurrë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale
28 Korrik, 13:26
-
Nuk mungon që nga viti 1988, njihuni me personin e vetëm që ka marrë pjesë në 10 Olimpiada radhazi
28 Korrik, 13:26
-
Edi Rama, dush të ftohtë deputetëve të PS: Shkojnë në bazë vetëm për të bërë foto! Që kur ikën si ministra, duket sikur flasin nga hëna
28 Korrik, 13:24
-
Rama në Kongres: Do krijojmë skuadrën e re kombëtare për zgjedhjet 2025! Thirrje shqiptarëve: Kandidoni në platformën ‘Deputeti që Duam’, ta çojmë vendin në BE
28 Korrik, 13:19
-
Rama: Konflikti politik e ktheu kuvendin në një vend ç’edukues! Berisha e katandisi PD në çisternë të helmuar
28 Korrik, 13:06
-
Prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’, ministrja Muzhaqi: Aplikantët do angazhohen në terren
28 Korrik, 13:05
-
Xhafaj mbështet Ramën: Të lëmë mënjanë rivalitetin, na duhen njerëz të rinj në parti! Projektin çoje para me çdo çmim
28 Korrik, 13:00