2 mina gati për shpërthim, tritol e kallashnikovë me silenciator... Zbulohet arsenal armësh në Elbasan! 2 në pranga! Do përdoreshin për llogari të bandave

ELBASAN-Një arsenal i madh armësh duke filluar nga kallashnikovë me silenciator, mina me telekomandë gati për shpërthim, municicone luftarake, janë zbuluar në banesën e Luis Gaxhit në Elbasan në lagjen ‘Gurabardhi’. Sipas policisë, këto armë dhe minat e tekekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale, për të cilat policia thotë se janë evidentuar, por për arsye hetimin nuk bëhen publike.

Blutë e Elbasanit kanë arrestuar Luis Gaxhin, lindur dhe banues në Elbasan dhe me precedent të mëparshëm penal pasi ishte dënuar në për vepra penale në fushën e narkotikëve. 37-vjeçari u arrestuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Në pranga ka rënë edhe Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Rigers Spahiu dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi. Report Tv mëson se Rigers Spahiu, është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel. Riversi dhe Arjani janë vëllezërit i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Prokurorët që bëjnë hetimet për këtë çështje janë Kreshnik Ajazi dhe Gentjan Habazaj.

Konkretisht, në banesën e Luis Gaxhi, u gjetën:

•    4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
•    3 pistoleta me silenciatorë;
•    2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
•    Kapsolla detonatore; 
•    Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”; 
•    4 aparate celulare;
•    Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Në momentin e gjetjes dhe sekuestrimit të armëve skuadrat xheniere të Njësisë Antieksploziv të Repartit Special RENEA, kanë bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Nga kallshnikovët me silenciator, te minat me telekomandë, dalin pamjet nga arsenali i armëve në Elbasan

Janë publikuar pamjet e operacionit të policisë në Elbasan, për zbulimin e arsenalit të armëve në Elbasan. Në pranga ka rënë Luis Gaxhi, 37-vjeç dhe Rigers Spahiu, 37-vjeç.

Ora 12:05
U arrestua si bashkëpunëtor në arsenalin e armëve në Elbasan, kush është Rigers Spahiu, vëllai iu vra në 2020 në Bruksel! Lidhja me Erion Alibejn

1666260377_8000artanspahiu.jpg

Një nga të arrestuarit  ditën e sotme, është Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të Luis Gaxhit.  Report Tv mëson se ai është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel në nëntor 2020. Rigers dhe Arjani janë vëllezërit e kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. 

Arjan Spahiu dhe Erjon Alibej kishin porositur tek Dumani vrasjen e rivalëve të tyre, anëtarë të fisit të Çapjave, ose siç njihen ndryshe grupi i Sakatit me qendër në Dubai. 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve