U ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, Ardit Spahiu, mësohet lidhja me Erion Alibej, organizator i dy vrasjeve në Elbasan

Është mësuar identiteti i shqiptarët të vrarë mbrëmë në Bruksel. Mësohet se bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu nga Elbasani.

Mësohet Ardit (Arjan) Spahiu nga Elbasani qe është qëlluar në qytetin Molenbeek.

Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.

Uniformat blu e  arrestuan më 18 shtator në Elbasan.

Ngjarja e mbrëmshme në Belgjikë tronditi autoritetet atje. Sipas asaj që raportuan menjëherë mediat e huaja, shqiptari është ekzekutuar nga 8 plumba dhe mbeti i vdekur në vend. Ato raportojnë se ai jetonte ilegalisht në shtetin belg.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 28/11/2020 15:29

    Ku ka covid per shqiptaret ,kur mbarojne plumbat do merren me covid ishalla shpetojne nga plumbat qe vdesi dhe ndonjeri nga coviid

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni