Me 600 € të jepnin diplomë, zbardhen përgjimet e falsifikatorëve në Tiranë, si ranë në kurthin e agjentit: Kur të marrësh kartën, thuaj ‘erdha për domatet’

TIRANË- Tre persona u arrestuan nga Policia e Tiranës pasi falsifikonin dokumente të rëndësishme, nga karta identiteti, diploma, kartela sigurie, certifikata pronësie, në këmbim të të cilave merrnin shuma të majme. Në pranga ranë Gëzim Xhafa 64 vjeç, Artur Bramo 59 vjeç dhe Shpëtim Bega 59 vjeç të tre banues në Tiranë. Në ambientin të cilin të arrestuarit e kishin kthyer në laborator të falsifikimit policia gjeti celularë, skanera, usb, lap top, printera dhe shumë dokumente të rëndësishme të falsifikuara, përfshi edhe kartëmonedha false. Prokuroria e Tiranës që ka hetuar për çështjen, ka futur edhe bashkëpunëtorë të saj që ka vëzhguar, përgjuar dhe madje ka lidhur edhe marrëveshje me grupin e falsifikatorëve duke bërë blerje të simuluara në 4 raste nga 3 të arrestuarit.

Hetimet e udhëhequra nga prokurori Bledar Valikaj vijojnë pasi organi i akuzës dyshon se të gjithë personat që kanë paguar për të marrë dokumentet e falsifikuara dyshohet se i kanë përdorur për të përfituar pasuri, për t’i shpëtuar kërkimit apo për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.  E gjitha është faktuar me përgjime që agjenti i kamufluar ka bërë me të arrestuarit në takime gjatë tetorit dhe nëntorit të këtij viti.

Skema që përdornin
Në bazë të informacioneve ka rezultuar se , Artur Bramo dhe Shpëtim Bega merreshin me falsifikimin e  dokumenteve zyrtare të llojit pasaporta, karta identiteti bullgare, karta identiteti shqiptare, patenta dhe diploma shkollore etj.. kundrejt pagesave. Këtë aktivitet e kryen në bashkëpunim me Gëzim Xhafës. Së bashku realizonin dhe ndryshimin e mbiemrit të personit në certifikata personale, ose familjare, me qëllim kalimin në drejtim të vendeve të BE, në rastet kur personi ka marrë edhe ekspuls në këto vende. E gjithë kjo skemë bëhej në një laborator të zbuluar në qendër të Tiranës, në zonën e ‘Myslym Shyrit’, ku dhe kishin banesat personat e arrestuar.

Sipas përgjimeve, Bramo thotë se ishte më i humburi në rrjetin e falsifikatorëve.

B-po i mori të gjitha ai.
A-S’të dha gjë ty?
B- Asnjë gjë.
A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca janë!

Nga ana tjetër, në këtë skemë është i përfshirë edhe Shpëtim Bega, i cili luan rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për Gëzim Xhafën. Në dosje përmendet edhe një person i identifikuar si Mustafa Rushiti, (jo i arrestuar) edhe ky ka rol për gjetjen e personave që kërkojnë të sigurojnë dokumentet e falsifikuara, si dhe realizon lidhjen e tyre me Gëzim Xhafën.

Shpëtim Mustafa ka qenë i arrestuar edhe më herët në 2009 për të njëjtën vepër “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi i janë kapur pasaporta bullgare dhe një sasi dokumentash të dyshuara të falsifikuara, e ndërsa edhe Mustafa Rushiti ka precedentë penal. Kjo sepse në 2001, në dyqan i tij iu gjetën dokumente shtetërore të paplotësuara si dëshmi aftësie automjeti, leje qarkullimi, vërtetime bankare të kursime me vulë e me firmë të cilat përdoren për falsifikim.

Pagesat, nga 7 mijë lekë për patentën në 600 euro për dëftesa
Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsifikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë. Dyshohet se shtetasi Gëzim Xhafa falsfikimin e dokumentave zyrtare e kryen në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Gani Luzi”, në Tiranë.

Kodi për dokumentet ishte zgjedhur domatja. 

A-Po të marr në telefon.
B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.

Në ambientet ku kryheshin falsifikimet u gjetën pajise të ndryshme të vendosura në funksion të këtij aktiviteti si: skanerë, pajisje ‘usb’, njësi kompjuterike, printerë. Kishte dhe karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të cilat ishin falsifikuar në këtë laborator. Xhafa, Bramo dhe Bega akuzohet për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" dhe "Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve", Materialet procedurale lidhur me këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
Falsifikuan dokumente pronësie, falsifikuesi i frikësuar se është zbuluar: Ça bone me atë, se i ka kap Artan Lame

 

Në një nga përgjimet e zbardhura është përmendur edhe kreu i Kadastrës, Artan Lame. Kjo sepse falsifikuesi, Gëzim Xhafa. Xhafa interesohet i frikësuar për një certifikatë pronësie të falsifikuar që i ka lëshuar të inflitrur, pasi kishte informacione se në kadastër ishin zbuluar shkelje

  • B-Po kot mo mboni pershtypje,për atë..... që bom ne të tokës ça thon për atë si shpi?
  • A- Kot o burr veç dashka me ja kallzu plakës vet ai me i thon që kam marr hipotekën e sdi gjo se ka i merr do lek, ka i merr ca lek. 200(dyqind) i ke këtu.Numëroi po dush.Je në rregull?
  • B- Tashi,nesër.
  • A- Veç mbo telefon thuj e takohena ktu dhe..
  • B- Thash un ngaqë i ka kap ai Artan Lame,  kishin kap ato të ..........
  • A- Po jo or ska lidhje fare, ska lidhje fare, hajt pra me t mira. Çiao mbo telefon e takona.
  • B- Hajt mirupafshim.
Ora 11:15
Përgjimet/ Bashkëpunëtori i policisë kërkon kartë greke me datë të 2017, falsifikuesi: E bëj për 200 euro, e ke origjinale! Më duhet fotografia dhe emrat

1671617875_1671615733FL1.jpg

Gëzim Xhafa, në bashkëpunim me Artur Bramon dhe Shpërtim Begën kryente falsifikim të dokumenteve të ndryshme. Në përgjimet e siguruara nga Report Tv, zbulohet një bisedë me bashkëpunëtorin e policisë, i cili i kërkon kartë të falsifikuar greke me datë të vjetër për 200 euro.

Përgjimi e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 09.11.2022 ora 15:20 deri në orën 15:24  të datës 09.11.2022

  • A – Bashkëpunëtori
  • B – Gëzim Xhafa
  • ……
  •  A- O Gëzim, si je?
  • B- Hë mo, ça bon?
  • A- Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?
  • B- Asnji gja.
  • A- Ka dal mirë ai!
  • B- Po shife mo, aty e ke.
  • A- Kjo smë duhet ma.
  • B- Ajo s’ke ku e fut ti kete, jane dixhitale.
  • A- Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.
  • B- Hë!
  • A- Unë e solla.
  • B- Hë.
  • A- Do një kartë italiane ose greke.
  • B- Do greke!?
  • A-Po po rri në Angli ai.
  • B- Do tofni apo do kshu?
  • A- Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm tu tham që cikaq bon.
  • B- E do kshu plastike! Plastike e don !?
  • A- Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi con mua ai fotot e gjanat.
  • B- Ka ndonjë kopjo ai si ajo?
  • A- Edhe me e bo para dy tre vjetësh, nga ato dy kapakësh si ka qenë.
  • B- Nga ato dy kapakësh, se ato janë origjinale.
  • A- Po se ato janë më të sigurta më tha.
  • B- Po.
  • A- Si problem, se e bo me datë të vjetër.
  • B-Jo jo, nga 2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë) deri në 2007 (dymijë e shtatë)..
  • A- Deri në 2019 (dy mijë e nëntëmbëdhjetë) janë ato.
  • B- E di e di, jo mo jo e bëjmë kur të dojë ai.
  • A- Tani.
  • B- Meri dhe këto. Mbaji, ta pysim!
  • A- Njëzet, dyzet, gjashtëdhjetë, tetëdhjetë njëqind e njëzet. (dëgjohet numërimi)
  • B- Ej, atë e ke origjinale dhe e ke dyqind euro!
  • A- Të mi çoj ai mu. Aaa?
  • B- Dyqind euro.
  • A- Dyqind euro.
  • B- Dyqind euro, e ke origjinale.
  • A- Ti tham unë.
  • B- Janë të vjedhme atje.
  • A- Janë të vjedhme atje! Po çishtu tha dhe ai. Dyqind euro e do ti?!
  • B- Dyqind euro
  • A- Okej. Ti tham unë, ti shkruj unë në darkë. Po mi nisi nesër a pasnesër.
  • B- Po qe se nuk i gjen dot të dhënat, të dhënat i gjej unë. Po qe se i do me emër, jepi me emrat që i don ai.
  • A- Të çoj vetëm fotografi.
  • B- Të çoj vetëm fotografi, dhe me ça emrash e do.
  • A- Po okej.
  • B- Po mos harro thuj, gjatësinë, sytë dhe flokët.
  • A- Flokët i con dhe në foto, po i shkru dhe ai.
  • B- Jo, jo më mirë ti shkruj e ti këtë origjinale. Ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve dhe gjatësinë.
  • A- Okej.
  • B- Ëë.
  • A- Po i tham unë. Me nji herë sa të më shkruj, se pale ku o.
  • B- Vendose këtë, hiqe këtë ti e fute në xhep letrën.
  • A-Po.
  • B- Ene boje kshu, në rregull.
  • A- Okej. Po të marr unë në telefon, vetëm si kur sot u takum dhe këtu edhe.
  • B- Po në rregull.
  • A- Hajt, pra me të mira. Të fala Turit.
  • B- Mirupafshim!
Ora 10:58
Përgjimet/ Bramo porosit agjentin e policisë: Kur të marrësh kartën e falsifikuar greke thuaj 'do vij për domatet'! Do të bëj ulje 1 mijë lekë

Nga përgjimet e Artur Bramos që merrej me falsifikim dokumentesh dhe agjentit të policisë rezulton se brenda një lokali kanë diskutuar rreth kartës greke false që do ta merrte për 7 mijë lekë. Bramo e porosit që kur ta telefonojë, t’i thojë që po vij të marr “domatet”.

Pjesë nga përgjimet e datës 03:11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25.

  • A – Bashkëpunëtori
  • B – Artur Bramo
  • ……
  • B-Ashtu fallco greke?
  • A-AA
  • B-Kartë.
  • A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
  • B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
  • A-Po.
  • B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
  • A-Karta I bëhet domethënë
  • B-Po po
  • A-Do me flas me ta.
  • B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
  • A-Pse?
  • B-po I mori të gjitha ai.
  • A-S’të dha gjë ty?
  • B- Asnjë gja.
  • A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
  • B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca jan!
  • A-O bos po ti do ta punosh, do ti thush kaq.
  • B-Du me nejt…..
  • A-jo, mo e kam për ty ore.
  • B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
  • A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
  • B-as unë se mora vesh, ça je tu bo i thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
  • A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do flas me ta në darkë ti tham ça don.
  • B-Ca të doj ai
  • A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
  • B-Karta!
  • A-Ha
  • B-Po ta thashë more!
  • A-Sa?
  • B-Tetëdhjetë mijë lek
  • A-Tetëdhjetë mijë lek
  • B-Eeee.
  • A-Se se mbajta mend, atë ditë.
  • B-Po ta thashë që dje a pardje.
  • ……
  • B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
  • A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
  • B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
  • A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
  • …….
  • B-Ajo është ba mram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
  • A-Po pse se more?
  • B-Po ça të merrsha, të vishe ti në dhjetë natës
  • A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
  • ……
  • A-Po të mar në telefon.
  • B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.
  • A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.
Ora 10:49
Zbardhen përgjimet/ 49-vjeçari bie në kurthin e agjentit të policisë: Për pasaportën s’të jap garanci! Për kartën 8 mijë lekë për patentë greke 100 euro

1671615755_page.jpg

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka zbardhur dosjen e plotë të laboratorit ku falsifikoheshin letërnjoftime, pasaporta e viza. Hetimet janë nisur nga prokurori  Bledar  Valikaj. Artur Bramo, i arrestuar ka rënë në kurthin e një bashkëpunëtori të policisë, i cili është hequr si klientë që kërkonte të bënte dokumente false greke. Artur Bramo i jep garanci për kartën dhe patentën, por jo për pasaportën greke.

  • A-O Turo
  • B-Unë pot ë shifsha ty\
  • A-Ça bëne si kalove?
  • B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
  • A-Hajde rrim shkojmë
  • ……
  • B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
  •     maksimumi tre
  • A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
  • B-Të mërrkurr të ejnten
  • A-E deri të ejnte në drekë
  • B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani
  • A-Po ja di numrin përmëndësh
  • B-Kujt
  • A-Atij
  • B-Shokut tim o
  • A-Ë
  • B-Çke me atë ti mo burrë
  • A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
  • B-Me të marr ty ore
  • A-Ë hë
  • B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
  • A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
  • B-Po na një gjë tjetër,mirë
  • …….
  • A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
  • B-Po
  • A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
  • B-Po
  • A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
  • B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
  • A-Po pra okej
  • B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
  • A-Se duhet ta mbështes me na një letër
  • B-A ti do kartë Greke?
  • A-Kart Greke mo
  • B-A do tafto ti pra
  • A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
  •     kartat shëndetësore,a na një pashaport a
  • B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke
  • A-Ë kartën,kartën e patentën
  • B-Këto,këto I ke të sigurta
  • A-Po
  • B-Kështu
  • A-Ti jap këto unë
  • B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti
  • A-Unë quhem Arjanë
  • B-Arjan,unë e kam Arturë
  • A-Pezjet edhe pezjet njëqindë
  • B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
  • A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy
  • B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri
  • A-Meri dy
  • B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
  • A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
  • B-Ça klase do ai?
  • A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite
  • B-Klas të katërt
  • A-Klas të katërt po
  • B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën
  •     përnjëherë
  • A-Po
  • B-Ça po shkrun ti?
  • A-Numrin tëm që tmë marrësh
  • B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
  • A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj
  • B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt
  • A-Po
  • B-E kupton vet ai tashti
  • A-Tani vetëm pres telefonë
  • B-As mos e diskuto atë muhabetë
  • A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër
  • B-Si tonat
  • A-Përshëmbull dokumentat tona a…
  • B-Ça do ti,patenta
  • A-Patent na nji
  • B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit
  • A-Po
  • B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej
  • A-Po pra
  • B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
  • A-A shpërndajm
  • B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek
  •      shqiptare,Tafton
  • A-Po kartën,kart Greke
  • B-Kartë Greke,tafto quhet ajo
  • A-O Tur hajd pra gjith të mirat.
  •  
S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë