Zbulohet një objekt arkeologjik në Durrës (VIDEO)

Një objekt arkeologjik në qendër të qytetit të Durrësit pas godinës së prefekturës. Objekti është zbuluar teksa një subjekt po gërmonte për të realizuar një projekt infrastrukturor. Ajo që dallohet për momentin është një bllok guri si dhe fragmenti i një muri me tulla të kuqe.

Puna është ndërprerë dhe është njoftuar Ministria e Kulturës. Disa specialistë të fushës e kanë evidentuar objektin, fotografuar dhe filmuar. Ata nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë se çfarë përfaqëson ky fragment i zbuluar dhe cilës  periudhë i përket.

Nga shtresëzimi duket si ndërtim i periudhës së Bizantit. Zbulimi është kryer në qendrën e Durrësit e cila ka qenë historikisht qendra e këtij qyteti qëkurse ai u themelua. Do të jenë specialistët ata që do të analizojnë këtë zbulim.

Gropa ku u zbulua objekti arkeologjik në Durrës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari