Në zonat malore të Tepelenës është zbuluar sërish kanabis ditën e sotme. Sipas raportimeve të policisë, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gllavë, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Por, policia nuk bën me dije numrin e bimëve të zbuluara. Kryesisht gjatë muajit korrik në fshatrat e Tepelenës, janë evidentuar disa raste të kultivimit të kanabisit.
Komento