Zbulohet një qytet Ilir në Vaun e Dejës (VIDEO)

Gërmimet arkeologjike në Bushat të bashkisë së Vaut të Dejës kanë rifilluar sërish edhe për këtë sezon. Gjatë kësaj ekspedite, shqiptaro-polake, ka dalë në dritë një qytet ilir, i shekullit të tretë edhe të katërt para erës sonë. Drejtuesi i gërmimeve Saimir Shpuza, nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare, për kamerën e ReportTV flet për zbulimet, që janë bërë në këtë zonë

 “Siç u pa edhe nga gërmimet e vitit të kaluar, bëhet fjalë për një sit që zgjon shumë interes, sepse kemi të bëjmë me një qytet shumë afër Shkodrës edhe Lezhës. Për këtë do të zgjasim punimet , duke i shtrirë edhe për 5 vite të tjera. Jemi të fokusuar në tre sektorë gërmimi, që të tre kanë të bëjnë me fortifikimin e qytetit. Bëhet fjalë për 2 km të gjatë mur rrethues, është gërmuar në tre pjesë të tij, në portën hyrëse, ndoshta në një portë tjetër kemi zbuluar 30 m mur edhe portë tjetër, edhe në majën e akropolit, që pas një muaj shtrihet deri në maj të kodrës”, shprehet Saimir Shpuza, drejtues i gërmimeve.

Edhe në vitet 1980 në këtë zonë janë gjetur krejt rastësisht varre antike, mandej një fontanë e prapë, ajo dukej si një fushë krejt e zakonshme, derisa një grup arkeologësh, duke përdorur metoda invazive, hasi në anomali që çuan më pas në një zbulim.

 “Është i rëndësishëm, sepse është një qytet i ri,q ë do të flitet gjithnjë edhe më shumë. Fatkeqësisht është një qytet që nuk përmendet në burime historike, por është vetëm arkeologjia që sjell burime edhe të dhëna me interes për këtë qytet. Është interesant  për të kuptuar se si ka funksionuar një qytet ilir në shekullin e IV dhe III para erës sonë, që duket edhe faza më e lulëzuar e këtij qyteti”, thotë Saimir Shpuza.

Gërmimet e fundit zgjatën një muaj dhe janë bërë nga një misioni shqiptaro-polak drejtuar nga prof.Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës dhe Ass.Prof.Saimir Shpuza, përfshirë në projektin kërkimor “Shkodra”, i cili prej vitit 2016 synon të dokumentojë gjithë sitet arkeologjike pranë Shkodrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë