Shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur vullkanin përgjegjës për një shpërthim të fuqishëm të ndodhur në shekullin e 13-të.

Ngjarja e vitit 1257 ishte aq e madhe, sa që shenja të kimikateve të saj, janë gjetur si në Arktik, ashtu edhe në Antarktidë.
Shkrimet mesjetare flasin për një ulje të papritur të temperaturave.

Një skuadër ndërkombëtare, ka thënë për revistën PNAS se fajtor për këto ngjarje është Vullkani Samalas në ishullin Lombok, Indonezi.

Thuajse asjge nuk ka mbetur nga mali, vetëm një krater i stërmadh.

Kjo skuadër ka gjetur gjurmë sulfuri dhe dheu në akullin polar të ngjashme me ato të Lombok-ut, duke përfshirë këtu të dhëna radiokarboni, nga ato të tipit të nxjerra nga gurët dhe hiri.

Madje edhe gojëdhënat vendase flasin për rënien e Mbretërisë Lombok diku në shekullin e 13-të nga ky shpërthim.

Studimet e skuardës në Lombok tregojnë se nga vullkani mund të jenë lëshuar në ajër rreth 40 kilometra kubikë gurë dhe hi. Nga shpërthimi, këto materiale mund të jenë ngjitur në një lartësi perj 40 kilometrash në qiell.

Vetëm një shpërthim kaq i madh mund të transportonte këto materiale në të gjithë globin.

Por shpërthimi i vullkani ka pasur efekte të ndjeshme edhe në klimë.

Shkrimet mesjetare flasin për verë të tmerrshme pasardhëse, në vitin 1258, me temeratura të ulta dhe shi i cili shkaktoi përmbytje masive.

Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)