MEMALIAJ- Një parcelë me drogë është zbuluar nga policia në zonë  e Memaliaj. Si pasojë është arrestuar 32-vjeçari Ermal Saka dhe është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit 66 vjeç.

32-vjeçari kishte shpyllëzuar një sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Zhapokikë, Memaliaj dhe po e përgatiste për të kultivuar 331 fidanë në kubikë të cilët u asgjësuan. 

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit Ermal Sakës u gjet  dhe u sekuestrua një armë elektroshok, të cilin ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.