Lezhë/ Po shkonin me makinë në zonën ku ndodhej parcela e kanabisit, në pranga 3 persona! Zbulohen 150 rrënjë kanabis në një zonë të pyllëzuar, 200 të tjera në një banesë

LEZHË- 3 persona në Lezhë të identifikuar si Gjok Marku, 56-vjeç, Alban Lleshaj, 37-vjeç dhe Alfred Doda , 43-vjeç janë arrestuar pasi u kapën duke shkuar makinë në fshatin Velë, në  një parcelë në një zonë të pyllëzuar ku ndodheshin 150 rrënjë kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në momentin e ndalimit atyre brenda makinës i janë gjetur mjete pune , të cilat i përdornin për përpunimin e bimëve narkotike.

Përveç parcelës së drogës të zbuluar, këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin kishin përshtatur një banesë të braktisur në zonë për të ushtruar veprimtarin kriminale ku u gjetën 200 bimë kanabis në proces tharjeje si dhe pajisje të tjera

Zbulimi i parcelës së kanabisit, bimëve narkotike si dhe arrestimi i personave ishte rezultat i hetimeve disa mujore. Njëri prej personave të arrestuar, 56-vjeçari Marku, banues në Velë ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" (me precedent të mëparshëm kriminal.)

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë