MALËSI E MADHE- Lek Kokaj, 51 vjeç, është filmuar nga autoritetet policore teksa ruante i armatosur një parcelë kanabisi në Malësi të Madhe. Ai është filmuar nga pajisje inteligjente dhe duket teksa në shpinë mban një shotgun dhe ruan parcelën e kanabisit, ndërsa në disa momente edhe ujit bimët narkotike.
Uniformat blu duket se i kanë pasur nën monitorim prej disa ditësh grupin prej 3 personash që kishte kultivuar lëndët narkotike, pasi në video e ndarë shihen momente të 51-vjeçarit që ruan parcelën gjatë natës, por edhe ditën, ku në më pas në pamje dallohen edhe një person tjetër, teksa ecnin nëpër parcelë. Policia ka asëgjuar 161 bimë narkotike në parcelën në fshatin Ivanaj, njësia administrative Kastrat.
Dy bashkëpunëtorët e kultivimit të kanabisit kanë rënë në pranga, konkretisht Gjergj Dragani, 51 vjeç, dhe Florjan Gjerkaj, 35 vjeç. Pavarësisht filmimit, policia nuk ka rritur të kapë Lek Kokaj, i cili është shpallur në kërkim. Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Nga ana tjetër, Dragani akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, ndërsa Gjerkaj akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Po ashtu, është arrestuar edhe 70-vjeçati Luli Gjerkaj për moskallëzim krimi. Ai kishte dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar krimin, pasi në pronën e tij kalonte tubi i ujit që përdornin 3 bashkëpunëtorët, për të vaditur bimët narkotike.
Në këtë video shihet se si një 51-vjeçar ruan i aramtosur parcelën me kanabis në Malësi të Madhe, ku bashkë me dy persona të tjerë kishin kultivuar 161 rrënjë kanabis. Me armë në shpinë, Lek Kokaj është filmuar nga pajisjet inteligjente të policisë teksa ruante parcelën, apo ujiste bimët narkotike.
Ai është shpallur në kërkim, ndërsa në pranga kanë rënë edhe bashkëpunëtorët e tij Gjergj Dragani, Florjan Gjerkaj dhe Luli Gjerkaj. Ky i fundit është arrestuar për ‘Moskallëzim Krimi’.