Zbulohet pas 16 vitesh snajperi që
plagosi Artan Didin në aksionin e ‘98

Zbulohet pas 16 vitesh snajperi që<br />plagosi Artan Didin në aksionin e ‘98
LAZARAT- Kjo foto që shihni i përket një pjesë të snajperit me të cilën persona me precedent kriminal, 16 vite më parë në fshatin Lazarat kanë qëlluar mbi Artan Didin, asokohe efektiv i forcave speciale, sot drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
 
Arma është zbuluar pas 16 vitesh në Lazarat, gjatë kontrollit të territorit dhe ambienteve në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Lazarat gjatë këtyre ditëve.
 
Forcat RENEA kanë gjetur snajperin e tyre, të cilin e humbën në Lazarat 16 vite më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me persona të inkriminuar të cilët, asokohe kishin marrë peng disa biznesmenë me maune.

Sot forcat RENEA në disa ambiente të ndryshme gjetën pjesë të këtij snajperi, si tytën e prerë, kambalecin, shulin ku është i stampuar dhe numri i serisë së snajperit, krëhërin me 10 fishekë, pjesë të ebanitit të qytës, qytën dhe rripin e snajperit anglez 7.62 mm, që u përkiste këtyre forcave.
 
Policia e Shtetit bën me dije se identifikimi i kësaj arme, si pjesë e armatimeve të RENEA-s është bërë me numrin serial i cili është i stampuar në shulin e armës.
 
Sot gjatë ditës së 10 të këtij operacioni policia ka mundur të sekuestrojë dhe mbi 50 armë luftarake mes tyre, automatikë, granata, si dhe pushkë të kalibrit të lartë.

Gjatë atij operacioni mbetën të plagosur disa punonjës policie, ku 4 prej tyre në gjendje më të rëndë, tre punonjës të forcave RENEA, mes tyre Didi, dhe 1 punonjës i FNSH Dragoti, u dërguan me helikopter për kurim të specializuar në Janinë.

snajperi
snajperi 1
(Foto: Snajperi që lazaratasit ia morën policisë në '98)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike