Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në Kosovë ka deklaruar pasuri të paluajtshme banesën e bashkëshortes së tij në Oslo të Norvegjisë me vlerë 400 mijë euro.
Për këtë banesë në deklarimin e pasurisë në Agjencinë e Antikorrupsionit, bashkëshortja e Kurtit ka marrë kredi 270 mijë euro.
Të ardhura vjetore Kurti ka deklaruar pagën e deputetit 19,189 euro. Ndërsa paga vjetore e bashkëshortes së tij në Oslo është deklaruar 42.240 euro.
Para të kursyera Kurti ka deklaruar 10 mijë euro të cilat po ashtu janë në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij.
Komento
Kete shifer politiqenet tane e kane para xhepi,shume dobet qenke o Albin,Rama Berisha Meta Monika Luli dhe hajdutet tane flasin me miljona euro
PërgjigjuO "patrioti fukara".Vertet eshte per ta qajt hallin, eshte njeri I mire,"shqiptar patriot" me brina, Te lutemi te gjithe shqip Kurre mos ardht mallkimi ketij populli e ketij vendi,te sundoj nje person me bindje e percaktime te tille.
Përgjigju