Zbulohet për herë të parë 'Matryoshka'... dy diamantë në një (FOTO)

Zbulohet për herë të parë 'Matryoshka'... dy diamantë në një (FOTO)

Diamanti 'Matryoshka'

Në një minierë diamantesh në Yakutsk të Rusisë, është gjetur një diamant i rrallë, ku brenda tij është një tjetër.

Guri i çmuar është  0.62 karat me dimensione 4.8 x 4.9 x 2.8 mm.

Brenda, diamanti i vogël është  0.02 karat dhe dimensione prej 1,9 × 2.1 × 0,6 mm.

Zbulimi i jashtëzakonshëm i njoftuar nga Alrosa mund të shihet nëpërmjet rrezeve X, për të vërejtur ndryshimin.

Sipas eksperëve,  diamanti mund të jetë mbi 800-milionë vjecar.

"Me sa dimë, nuk ka pasur diamante të tillë në historinë globale të diamantëve", tha Oleg Kovalchuk i Alrosa.

Sipas "The Siberian Times", ky është me të vërtetë një krijim unik i natyrës, pasi asaj nuk i pëlqen zbrazëtia.

Raportimet  thonë se Alrosa planifikon të dërgojë diamantin "Matryoshka" në Institutin Gemologjik të Amerikës për analiza të mëtejshme.

"Zakonisht, disa minerale zëvendësohen nga të tjerët pa formimin e zgavrës. Gjëja më interesante është të zbulohet se është krijuar hapësira e ajrit midis diamantit të brendshëm dhe të jashtëm",  tha Kovalchuk.

 Ekzistojnë dy hipoteza kryesore për krijimin e tij: Së pari, në procesin e rritjes, diamanti u kap nga një mineral i mantelit, i cili më vonë u tret në sipërfaqen e Tokës.

Së dyti, si rezultat i rritjes së shpejtë brenda diamantit formoi një shtresë të substancës poroze polikristaline diamanti, e cila u tret më pas nga proceset më agresive të mantelit dhe për shkak të pranisë së zonës së tretur, një diamant filloi të lëvizë lirshëm brenda një tjetri.

Ora 19:06
Zbulohet për herë të parë 'Matryoshka'... dy diamantë në një
16/4
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      25 Nëntor, 08:30

      Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

    'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?