Zbulohet planeti i nëntë?!

Zbulohet planeti i nëntë?!
Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar të dhëna sipas të cilave një planet i nëntë, shumë i madh, ekziston në sistemin tonë diellor.
 
Objekti, i quajtur “Planeti i nëntë”, ka një masë 10 herë më të madhe sesa ajo e Tokës dhe mendohet të jetë në një orbitë 20 herë më të madhe nga ajo e Neptunit duke u rrotulluar rreth Diellit me një distancë prej 4,5 miliardë kilometrash. 
 
“Kjo orbitë mund të përshkohet për rreth 10 ose 20 000 vjet”, thanë kërkuesit Konstantin Batygin dhe Mike Brown, të Institutit të Teknologjisë në Kaliforni.
 
“Nëse ekzistenca të këtij objekti, që nuk është parë drejtpërdrejt, do të konfirmohet, ai do të ishte planeti i nëntë i sistemit tonë diellor”, tha Mike Brown.
 
“Mbetet ende një pjesë e madhe e sistemit tonë diellor për t’u zbuluar dhe kjo është shumë ekzaltuese”, theksoi eksperti. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë