SPANJË- Një plantacion prej 2300 bimësh kanabis është zbuluar në Spanjë, për të cilat janë vënë në pranga tre persona, shqiptarë e serbë.
Në kuadrin e të ashtuquajturit operacioni i përbashkët 'Tabacu Tormo', Garda Civile dhe Policia Kombëtare e Cuencas kanë lokalizuar një plantacion të gjerë marjuanë në një zonë me akses të vështirë pranë lumit Guadazaón dhe që ndodhet midis qyteteve Cardenete dhe Enguídanos.
Gjatë hetimeve, të cilat janë ende të hapura, janë gjetur 2300 bimë ‘Cannabis Sativa’ dhe disa thasë me sytha tashmë të mbledhura, si dhe janë arrestuar tre persona me origjinë serbe dhe shqiptare.
Operacioni, një nga më të rëndësishmit kundër kultivimit të marijuanës në provincën e Cuencas në vitet e fundit filloi në fund të korrikut dhe i dha rezultatet më 1 shtator.
Gjatë hetimit u gjetën katër pellgje artificiale që mbusheshin me ujë nga lumi dhe përdoreshin për ujitje përmes një rrjeti prej qindra metrash zorrësh të trasha, tharëse të fshehura mes vegjetacionit, një tendë në të cilën gatuanin dhe bënin punë të ndryshme, shkallë. gërmuar në brigjet e lumit dhe ura të ndryshme prej guri e druri, veç infrastrukturave të tjera.
Në buzë të plantacionit, në një vend më të lartë, ku arrihej përmes një kalimi të ndërlikuar midis shkëmbinjve, u gjet një kamp ku kalonin natën dhe ruanin sythat e marjuanës, gati për transferimin e tyre jashtë plantacionit. Kjo hapësirë shërbente edhe si një kullë vrojtimi nga e cila vëzhgonin të korrat.
Kur ët arrestuarit pikasën policët, tentuan të arratisen duke shkaktuar një ndjekje "si nëpër filma " shkruajnë mediat spanjolle.Ata u arritën që të kapeshin disa minuta më vonë.
Rojet civile dhe policia gjetën rreth 2,300 bimë të larta midis dy dhe tre metrave që ishin shpërndarë në dhjetë parcela, duke vënë në dukje se disa mijëra ishin mbledhur tashmë. Oficerët vlerësojnë se plantacioni ka një kapacitet prodhues prej rreth 5000 njësi.
Lënda e sekuestruar mund të arrijë një vlerë nga shtatë deri në njëzet milionë euro në tregun e paligjshëm, në varësi të faktit nëse ajo shpërndahet tek një ndërmjetës tjetër apo tek konsumatorët fundorë.
Garda Civile dhe Policia Kombëtare tha se plantacioni i përkiste një organizate kriminale në shkallë ndërkombëtare të çmontuar, megjithëse hetimet vazhdojnë.