Zbulohet raporti i PD për zgjedhjet/ 56 faqe për vëzhguesit kundër '30 qershorit'

Zbulohet raporti i PD për zgjedhjet/ 56 faqe për vëzhguesit kundër '30 qershorit'

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

TIRANË- Report Tv ka siguruar dokumentin e plotë që Partia Demokratike i ka dërguar misionit të vëzhguesve ndërkombëtar lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit. Raporti 56-faqësh, i siguruar nga gazetari Elis Memelli, është i ndarë në 4 kapituj që nis me akuzat për kriminalizimin e Partisë Socialiste dhe në tre kapituj e tjerë trajtohet situata politike në vend para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, parë në këndvështrimin e kësaj force politike. 

Siç shihet, dokumenti mban datën 19 gusht, i hartuar pak javë përpara se OSBE-ODIHR të dilte me një raport final mbi zgjedhjet e 30 qershorit, në të cilën janë hedhur në letër të gjitha akuzat e bëra nga demokratët, veçanërisht përgjatë këtyre muajve, duke nisur që nga trafikimi i drogës dhe i parave të fituara për të blerë votat, përdorimi i administratës në fushatë, regjistrimi i votuesve fiktivë si dhe realizimi i një procesi zgjedhor pa standarde demokratike, referuar këtu faktit se në garë ishte vetëm një kandidat.

Një nënkapitull të veçantë, PD-ja i ka kushtuar kandidatëve për kryebashkiak, sipas tyre, të përfshirë direkt me precedentë penalë dhe në krime elektorale, si Pjerin Ndreu (Lezhë), Valbona Sako (Durrës), Agron Malaj (Mat), Dionis Imeraj (Dibër), Elton Arbana (Shijak), emra këto të dalë në dy përgjimet e gazetës gjermane "Bild" dhe rastin e Valdrin Pjetrit (Shkodër), i cili preket nga ligji i dekriminalizimit pasi nuk ka deklaruar dënimin në Itali për drogë.

Gjithashtu, një pikë tjetër e këtij raporti, janë edhe dekretet e presidentit Ilir Meta të parespektuara këto nga mazhoranca dhe kapja e institucioneve nga kjo e fundit, duke nisur nga KQZ dhe ato të drejtësisë.

Bashkangjitur dokumentit, PD-ja ka nisur edhe disa foto dhe që shërbejnë si provë për akuzat e bëra më lartë, si momente nga votimi i hapur apo fotografimi i votës, si dhe një bisedë ku pretendohet se është grupi WhatsApp i policisë Bashkiake ku "shefi jep urdhër që të shkohet të votohet se ka pjesëmarrje të ulët". Pikërisht këto çështje, kanë qenë në fokus edhe të akuzave që ish-deputetit Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso në deklaratën e tyre nga selia blu

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR RAPORTIN E PLOTE TE PD)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lul lyrashi: 12/09/2019 05:59

    O Lul akoma ne autobus je?Te gjithe u rriten e u poqen (nga trute)po ti Lul u percellove.

    Përgjigju
  • ERP: 11/09/2019 23:08

    Flet per vjedhje superhajduti

    Përgjigju
  • nik: 11/09/2019 22:04

    Mire mo lul ti nuk din tjeter vec te kritikosh, ashtu si atdheun dhe kundershtart politik. po ti cfar je i zoti te besh? pse nuk thua si te besh shqiperin si hollanden (nje shtet me mirqenje)? gjith e din gjendjen e shqiperis, na thuaj noj gje qe nuk dim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat