PD publikon videon: Faktet që tregojnë si u vodhën votat në zgjedhjet e 30 qershorit

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar mesditën e kësaj të marte disa video, nëpërmjet, sipas të cilëve vërtetojnë se PS-ja ka manipuluar rezultatin e 30 qershorit, edhe pse ishin të vetën në këtë garë.

Në një deklarate nga selia blu të përfaqësuesit ligjor, Ivi Kaso dhe ish-deputetit Oerd Bylykbashi, PD-ja akuzon se nga video e siguruara tregohet qartë se është manipuluar procesi i numërimit të vota. Sipas tyre, disa fletë numërimi janë numëruar bllok, disa të tjera janë kaluar nga ana e vulave, pa lexuar vullnetin e votuesve.

Madje sipas tyre, disa fletë votimi bosh janë plotësuar nga vetë numëruesit. 

"Kemi parë shkelje të llojeve të ndryshme, shkelje që dalin nga filmimet që ju mund t’i merrni dhe t’i verifikoni vetë. Është parë në mënyrë të rregullt që shpesh herë fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç. Vendoseshin mbi tavolinë dhe hiqeshin pa u numëruar. Fletë votimi, të cilat janë numëruar jashtë kamerave të numërimit që është detyrim për transparencë nga Kodi Zgjedhor. Janë plotësuar fletëvotimi bosh në tavolinat e numërimit. Siç do të shikoni dhe nga videot, në kutitë e votimit janë gjetur fletë votimi pa vulat e Komisionit. Pra thjesht janë futur fletë votimi në kuti jashtë procesit standard të votimit. Ne e kemi denoncuar rregullisht faktin që kutitë e votimit janë mbushur me fletë votimi nga komisionerët socialistë vetëm e vetëm për të arritur objektivin e PS dhe ju sot keni provat për këtë", tha Bylykbashi. 

Ata kanë akuzuar Prokurorinë, sipas së cilëve është e kapur nga kryeministri Edi Rama, pasi ndonëse i kanë provat "në dorë", sipas tyre nuk kanë nisur asnjë hetim ndaj personave përgjegjës.

"Të gjitha këto  Partia Demokratike i ka denoncuar, por deri më sot nga Prokurorja e Përgjithshme dhe nga Prokuroria e Republikës së Shqipërisë nuk ka asnjë veprim për të filluar hetimet ndaj atyre që manipulojnë me votat e shqiptarëve. Provat janë përpara prokurorisë, por tashmë e kemi të dokumentuar edhe në raportin e OSBE-ODIHR i cili konstaton që pavarësisht asaj që u pa dhe u provua, prokuroria, policia dhe organet e tjera ligjzbatuese nuk ndërmarrë asnjë veprim për të nxjerrë të vërtetën dhe për të vënë para drejtësisë personat që manipulojnë, duke ndikuar në këtë formë, duke ndihmuar krijimin e frymës së mos ndëshkimit e cila është në themelet e përkeqësimit të standardeve zgjedhore deri më sot", tha Bylykbashi.

Ato kanë sjellë edhe disa raste, konkrete sipas tyre, që vërtetojnë këto vjedhje. 

"Kemi rastin e KZAZ-së numër 62 në Urën Vajgurore, ku rezultati i publikuar nëpërmjet manipulimit nga KZAZ përkatëse është 8035 vota, ndërkohë që nga numërimi i votave një më një, nëpërmjet videoregjistrimit zyrtar, janë vetëm 5958 vota.

Po ashtu në KZAZ-në 67 në Pogradec janë zyrtarisht 17986 vota, ndërkohë të numëruara fletë votimit një më një janë 15487.

Pra, jo vetëm kanë manipuluar me shifrat e ojesmarrjes në votime, por kanë mbushur kutitë e votimit me fletë votimi të cilat nuk i përkasin realitetit.

OSBE-ODIHR e thotë që “shpesh herë u panë firma nga e njëjta dorë, e cila është indikatori i drejtpërdrejtë i mbushjes së kutive nga komisionerët.

Shkojmë më tej në një element tjetër shumë të rëndësishëm që fakton manipulimin që i është bërë procesit të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatit. 

Në KZAZ-në numër 3 në Shkodër, numri i fletëve të votim të pavlefshme, të deklaruara në procesverbalin zyrtar është 121 vetëm për këtë KZAZ, që do t’i korrespondonte një përqindje pavlefshmërie prej 4,3 %, ndërkohë që e vërteta është 230 vota të pavlefshme, pra thuajse dyfishi, ose 9,5 %. Pra, është manipuluar numri i votave të pavlefshme dhe ato vota që s’janë deklaruar si të tilla, i janë transferuar kryesisht Partisë Socialiste. Ndërkohë në të shkuarën, në vitin 2017, ka qenë 2, pra kemi 4,7 herë rritje të numrit të votave tëpavlefshme. 

Në KZAZ-në numër 40 në Tiranë, ku kandidonte Erion Veliaj, kemi të deklaruar zyrtarisht 352 vota, ose vetëm 5,7 % e fletëve të votimit të pavlefshme, ndërkohë që realiteti tregon 756 vota, ose 13 %, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë 2,1 %, numri i votave të pavlefshme në atë KZAZ. 

Në KZAZ nr.50 në Elbasan kemi 422 vota të pavlefshme të deklaruara zyrtarisht, por nga numërimi me video dalin 815 vota të pavlefshme. 

Në KZAZ nr 67 në Pogradec, kemi 680 fletë votimi të pavlefshme, të deklaruara zyrtarisht, por nga numërimi në video faktikisht fletë votimi të pavlefshme janë 1025. Pra, kemi rregullisht përgjysmim të votave të pavlefshme në tabelat zyrtare të KZAZ-ve", akuzon PDja. 
 

Fotot e publikuara nga PD-ja

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptar: 11/09/2019 19:39

    ok iu degjuam, po provat ku ishin!?

    Përgjigju
  • ERP: 11/09/2019 18:40

    Ikni mer zhdukuni se na hapet barkun. Kryetari juaj edhe zgjedhjet be parti i beri me numer rendor

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/09/2019 18:31

    O rrugaq keni ikur për lesh, e tani vetem përqeshni si ato vjehrrat psikopate që gjelozojnë nuset e djemve...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve