Zbulohet sëmundja moderne
në skeletet e shqiptarëve

Zbulohet sëmundja moderne<br />në skeletet e shqiptarëve
Shkencëtarët amerikanë ditën e martë publikuan një lajm sensacional mbi studimet e tyre në kocka të periudhës së mesjetës të gjetura në Shqipëri. Eshtrat përmbanin gjurmë të sëmundjes infektive moderne, brucelozës, që kap personat të cilët ushqehen me bulmet të papastorizuar.

Zbulimi, i publikuar në “American Journal of Physical Anthropology”, është i pari që sugjeron se sëmundja, e njohur si bruceloza, ka ekzistuar në Shqipëri që në epokën e mesjetës.

Kryesisht një sëmundje kafshësh, bruceloza është një sëmundje e zakonshme për zonat rurale të rajonit të Mesdheut dhe transmetohet ndërmjet te njerëzit me anë të bulmetit që vjen nga kafshët e infektuara.

Sëmundja shkakton simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë këtu; ethet, debulesën dhe humbjen e peshës. Ajo shkakton gjithashtu edhe dëmtime të kockave.

Kockat janë zbuluar në zonën e Butrintit, nga Studiues të universitetit të Miciganit dhe një ekip internacional arkeologësh.

Skeletet, që kanë dëmtime serioze në zonën e shtyllës kurrizore, besohet se i përkasin meshkujve adoleshentë që kanë jetuar nga shekulli i 10 deri në shekullin e 13.

Skeletet u transportuan në laboratorët e Miciganit për tu studiuar mbi ekzistencën e tuberkulozit dhe zbulimi i brucelozës në to ishte një shok për shkencëtarët.

“Është e mahnitshme të gjesh dicka kaq të re në dicka kaq të vjetër” u shpreh David Foran, drejtor i programit të studimit. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin